Lajme

Zgjedhjet e pjesshme lokale, PD: Berisha vetë voton dhe numëron, nuk kanë lidhje me selinë blu!

Komisioni i Rithemelimit, struktura e ngritur nga ish-kryeministri Sali Berisha ka shpallur fituesit e primareve për tre prej bashkive, Vorë, Dibër dhe Durrës. Tre fituesit do të jenë kandidatë për bashki në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Lidhur me këtë proces, ka reaguar Partia Demokratike. Me anë të një postimi në rrjete sociale, selia blu thotë se kandidatët e Berishës nuk kanë asnjë lidhje me PD-në.

PD e konsideron këtë një proces ku ish-kryeministri Berisha vetë voton dhe vetë emëron.

Sipas selisë blu, Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar PD-në.

Reagimi i Partisë Demokratike:

Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion. As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike.

Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajur akoma në vendnumëro Shqipërinë. Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button