Lajme

Aksident, shkak kushtet e këqia atmosferike, ndërron jetë 22 vjeçarja

Një 22-vjeçare ka mbetur e vdekur pas një aksidenti në rrugën Novëbërdë-Gjilan. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur shkaku i kushteve atmosferike.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas Hashanit, në veturë kanë qenë pesë persona, tre prej të cilëve fëmijë.

“Sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te vet aksidenti ka ardhur atëher kur vetura, me tabela 06 ka qenë duke lëvizur në rrugën Novobërdë – Gjilan, në fshatin Stanishor, i njëjti ka qenë ne veturë me katër anëtar të familjes, bashkëshorten dhe tre fëmijë, dhe dyshohet për shkak kushteve atmosferike i njëjti ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është rrokullisur duke rënë jashtë rrugës, me ç’rast ka humbur jetën viktima F.K.SH, rreth 22 vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet relevante, në vendin e ngjarjes mjeku ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Të lënduarit tjerë janë dërguar për ndihmë në spitalin rajonal në Gjilan”, ka thënë Hashani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button