Lajme

Viktimat nga Covid-19, Eksperti i Shëndetit Publik publikon shifrat

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho vijon të përcjellë mesazhe në lidhje me situatën e pandemisë së Covid-19, në vendin tonë.

Së fundi, në një postim në rrjetet sociale, Dasho është ndalur tek numri I viktimave të shkaktuara, sipas tij, nga Covid-19.

Dasho thekson se numri i viktimave, po i afrohet atyre të Luftës së Dytë Botëror.

“Në Luftën e Dytë Botërore, Shqipëria pati 28 mijë të vrarë (përfshi viktimat civile). Sot shifrat e vdekjeve nga COVID-i kanë kaluar 20 mijë dhe po i afrohen atyre të L2B.

Meqë Boratit dhe boratëve u ka pëlqyer gjithmonë krahasimi i COVID-it me armikun dhe i përpjekjeve për kontrollin e epidemisë me luftën, le ta marrin vesh se në këtë “luftë” kanë dalë të humbur.

Fatkeqësisht, “dëshmorë” të luftës ishin qytetarët e pambrojtur dhe të keqinformuar shqiptarë…”-shkruan Erion Dasho.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button