Lajme

Ndërron jetë në moshën 31-vjeçare ylli i YouTubes, Jamal Edwards

Jamal Edwards ylli britanik i YouTube dhe themeluesi i platformës SBTV, ka vdekur në moshën 31-vjeçare.

Vdekja e tij u konfirmua nga përfaqësuesit e kompanisë së tij mediatike për BBC më 20 shkurt, pas raportimeve në mediat sociale. Ndërsa shkaqet e vdekjes nuk dihen akoma së muzikantit nuk dihen akoma.

Edwards themeloi platformën online në vitin 2006, me një fokus fillestar në muzikën urbane dhe ka ndihmuar në nisjen e karrierës së shumë artistëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Ed Sheeran, Jessie J dhe reperin Dave.

Ai mori pjesë në Brit Awards në fillim të këtij muaji dhe thuhet se performoi si DJ në një koncert në veri të Londrës të shtunën mbrëma.

Ai ishte adoleshent kur filloi SBTV për të ngarkuar klipe që regjistroi nga miqtë e tij dhe që atëherë e ka rritur kanalin YouTube në një transmetues të të rinjve në internet në miliona abonentë.

SBTV ka realizuar video muzikore me artistë të njohur si Nicki Minaj, duke fituar më shumë se 1.2 milionë abonentë.

Pas lajmit për vdekjen e tij emra të njohur kanë reaguar përmes rrjeteve sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button