LajmePersonazhPoezi

Libri me Titull “Një amerikane në Kosovë 1981-1997”

Kam jetuar me shqiptarët e Kosovës për tetë vjet, midis vitit 1981 dhe 1997; fillimisht si antropologe, duke bërë hulumtime dhe më vonë sipunonjëse e ndihmës humanitare. Jetën shqiptare e kuptova ngadalë, përmes të gjitha shqisave të mia; duke kërcyer me vajzat e fshatit, dukedëgjuar sekretet e tyre deri në orët e vona të natës, duke fshirë oborrin nëagim, duke larë flokët me kovë e tas, duke pjekur speca dhe qitur fli mefqinjët e mi, duke ulur këmbëkryq pranë zjarrit me pleqtë duke mësuar prej urtësisë së tyre.

Ky libër i vogël është një koleksion i këtyre përvojave. Sa është një udhëpërshkrim, është edhe një etnografi dhe një libër kujtimesh; një vështrim intim i një stili jetese tradicionale që, në pjesën më të madhe,është zhdukur. Është odisejada ime me një popull të vendosur e në prag të
luftës, të gatshëm të japin jetën për vetëvendosje, për lirinë nga sundimi
serb.

Fillimisht, librin e kam shkruar për njerëzit jashtë Kosovës që duan të dinë më shumë për popullin shqiptar dhe traditat e tij. Është edhe për shqiptarët – një shans për të rishikuar traditat të vjetra të tyre dhe për të mësuar për rajonet që mund të mos i kenë vizituar kurrë. Mbi te gjitha, është shprehja ime e dashurisë dhe respektin tim të thellë për vendin dhe kulturën e shqiptaret.

Kam shkruar edhe një tezë masteri dhe një doktoraturë për Kosovën, por ato janë tekste shkencore.

Ky libër është historia ime personale.
Janet Reineck, PhD – korrik 2022

 

Shikoni dhe Shkarkoni Librin

Nje amerikane ne Kosove – 28 korrik 2022 – Janet Reineck

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button