KosovaLajmeOpinione

DASHJA E SHTETIT APO “PATRIOTIZMI”?

Çështja e videos së VV-së ! Deklaratat pas saj ! 

Shkruan: Isa Shala

Mendoj dhe besoj se video i ka tregu disa paregullësi që kan ndodhur dhe po ndodhim në vullnetin e mirfilltë të zhvillimit të vendit. Dua ti bi shkurt që t’mos fillozofoj fort.

– Disa thonë se Kosova ka ecë përpara por edhe ka pasë hajni.

Disa tjerë thonë, Kosova ka mujt me ecë edhe ma shum përpara po mos t’kish pasë hajni.

Ku jemi tash ? Në koncept e njejta !

Tash jemi akoma në atë amullinë e mbrojtjes së idealit (!), për ata që i kem pasë bashkëveprimtarë në ilegale, dhe këtyre tjerëve që me dëshirën e ecjes së shtetit përpara dëshirojnë që t’i eliminojnë nga politika ata që u bën milioner nga pushteti i tyre në dëm të qytetarit. Pse ?

Sepse mungon energjia, mungon industria, shëndetësia, mungon shkollimi i mirëfillët e me këtë, të gjitha që vijnë pas.

Çka bëri SBASHK-u ? ASGJË.

>> Udhëheqësit e saj manipuluan me mësimdhënësit por edhe partitë politike manipuluan me anëtarët e tyre partiak që i kan në arsim <<.

• Pra këtu o dështimi •.

Tani, kompenzimi me rrogë le të bëhet sipas ligjit. Por kjo, le të jet shembull që, mësimdhënsit të mos i lejojnë vetes që në të ardhëmen të manipulohen nga vija sindikaliste apo partiake për realizimin e qëllimeve të udhëheqësve por të shofin eksluzivisht interesin e vendit. Me 100 Euro ma shum nuk e mbulon krizën që ka kapluar botën. Edhe neve në gjermani na janë dhanë 300 Euro të tatuara, që i bjen 180 euro ndihmë për këtë vit. Ndërsa shpenzimet e mija në muaj më shkojnë mbi 750 Euro më shum në çdo muaj, për këtë vit. Poashtu njejt edhe gjermanit, dhe jo veq mua. Por gjermani nuk reagon e as unë sepse e kuptojmë gjendjen në të cilën jemi. Nuk dojmë ta rezikojmë shtetin. Në Rubikon, Rahmon Paqarizi, profesor universiteti (UP), thotë se : Nuk është punë e sindikatës me kërku cilësi por, është punë e qeverisë ! Çfar absurdi intelektual ! Kjo i bjen sipas nji barcolete: A o ma i menqur barku (egoja) a truni (intelekti) ? Për disa njerëz natyrisht se o barku. Sepse barku (egoja) kur o bosh të tregon. Ndërsa, truri (intelekti !) kur o bosh nuk të tregon. Kjo i bjen, rujna Zot nga budalla i menqur se o ma i rezikshëm se budalla. Andaj mos bini pre, viktimë e manipulimeve të nderuar.

DUHET TA KUPTONI SHTETIN, NËSE DUAM SHTET TË MIRËFILLTË E TË PAKORRUPTUAR.

Megjithate u zgjat elaborimi pa vullnetin tim, kërkoj falje. KUJDES !

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button