Lajme

Dëborë dhe rrebeshe shiu, ARRSH del me njoftimin për rrugët e bllokuara, apel shoferëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një reagim lidhur me situatën gjatë orëve të fundit në vend për sa i përket reshjeve të shiut dhe të dëborës.

ARRSH shkruan se orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një rënie të intesitetit të shirave.

Aktualisht në Malësinë e Madhe vetëm aksi Dedaj-Razëm vazhdon devijimin për në rrugën alternative. ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situatës.

Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren  për të mbajtur qarkullimin në normalitet .

Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore  …” shkruan ARRSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button