Lajme

Gazeta “Sennaciulo” (I pakombësi) për agresionin rus në Ukrainë

(Është organ i Shoqatës Esperantiste Ndërkombëtare të Punëtorëve - SAT)

05/11/2022

Ndonëse shumica e të majtës e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, mungon ende uniteti në kampin e majtë. Duam t’iu drejtohemi atyre te e majta, që ende janë të mbërthyer pas pikëpamjes “gjëmë në të dyja shtëpitë”, sipas të cilës lufta vështrohet si luftë ndërimperialiste.

 

Është koha që e majta të zgjohet dhe të bëjë “një analizë konkrete të situatës konkrete” në vend që të riprodhojë kuadrot mendore të shteruara të luftës së ftohtë. Ta lësh mënjanë imperializmin rus është gabim i tmerrshëm te e majta. Putini, jo NATO, po lufton në Ukrainë. Ja përse është një çështje thelbësore ta heqim vatrën tonë nga imperializmi perëndimor dhe ta shpiem të imperializmi i Putinit, që ka një bazë ideologjike dhe politike, përveç asaj ekonomike.

Imperializmi rus ka dy elementë.

Së pari,

ai ka lidhje me nacionalizmin revizionist rus. Pas 2012, Putini dhe rrethi i tij u larguan nga koncepti qytetar i kombit (dmth rossijskij, rus, lidhur me Rusinë) dhe përqafuan konceptin e bazuar etnikisht për rusizmin (rus, rus etnokulturor). Agresioni i tij në 2014 deh 2022 u ligjërua si rikthim në “origjinë” i tokave ruse. Veç kësaj, ky koncept për “rusizmin” (etnik) rigjallëron konceptin imperial të shekullit 19 për kombin rus, që i redukton identitetet ukrainas dhe bjellorus në identitete rajonalë. Sipas kësaj pikëpamje, rusët, bjellorusët dhe ukrainasit janë një popull i vetëm. Zbatimi i këtij koncepti në retorikën zyrtare përfshin mohimin e shtetësisë ukrainase si diçka më vehte. Prandaj nuk mund ta themi, me ndonjë shkallë sigurie, që Putin don vetëm njohjen e sovranitetit rus në Krime dhe Donbas. Putini, mbase don ose ta aneksojë ose ta nënshtrojë tërë Ukrainën, gjë që është një kërcënim që ka dalë në artikullin e tij “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve” dhe në fjalimin e tij të 21 shkurtit 2022.

Në fund, e ardhmja e traktateve të paqes ukraino-ruse është jo e shkëlqyer, sepse skuadra negociuse e Rusisë udhëhiqet nga ish ministri i cultures, Vladimir Medinskij, një nga të besuarit më të përkushtuar të ideologjisë së botës ruse (botës etnikisht ruse)- botës, ku më besoni, askush nuk do jetë i lumtur.

Së dyti,

ndonëse agresioni i Putinit është e vështirë të sqarohet me arsyetim, ngjarjet aktuale kanë treguar, që ka mundësi të kuptohet me maturi retorika imperialiste ruse fjalë për fjalë. Imperializmin rus e shtyn dëshira për ta ndryshuar të ashtuquajturin “rend botëror”. Prandaj kërkesa e Putinit për tërheqjen e NATO-s nga Europa Lindore mund të sinjalizojë që Rusia ka mundësi të mos ndalet në Ukrainë dhe Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia të bëhen tabelat e qitjes në të ardhmen për agresionin e Putinit.

Është diçka naïve të kërkosh demilitarizimin e Europës Lindore, sepse në dritën e rrethanave aktuale, kjo do kishte kuptimin e lëshimeve ndaj Putinit dhe do t’i bënte vendet e Europës Lindore të cënueshme nga agresioni i Putinit. Diskutimi për ekspansionin e NATO-s do ta murrëtonte dëshirën e Putinit për t’i ndarë zonat e ndikimit në Europë ndërmjet SHBA dhe Rusisë. Të jesh në zonën ruse të ndikimit do të thotë t’i nënshtrohesh politikisht Rusisë dhe ekpsnsionit të kapitalit rus.

Rastet e Kartvelisë dhe Ukrainës tregojnë, që Putini është gati ta përdorë dhunën për të ndikuar në çështjet politike të vendeve për të cilat beson se ato duan të dalin nga zona ruse e ndikimit. Ka rëndësi ta kuptojmë që koncepti i Putinit për vepruesit më të rëndësishëm në rendin botëror janë SHBA dhe Kina. Ai nuk e njeh sovranitetin e vendeve të tjera, të cilat i sheh si satelitë të njërit apo tjetrit veprues të rëndësishëm në rendin botëror.

Putini dhe rrethi i tij janë tepër cinikë. Ata e përdorin bombardimin e Jugosllavisë nga NATO, pushtimin nga SHBA të Afganistanit dhe pushtimin e Irakut si vetëmbrojtje për bombardimin e Ukrainës. Në këtë kontekst, e majta duhet të tregojë konseguencë dhe të thotë “jo” ndaj kujtdo agresioni imperialist në botë. Sot agresori imperialist është Rusia, jo NATO dhe, në se Rusia nuk do ndalet në Ukrainë, ajo me domosdo do e vazhdojë agresionin e vet.

Veç kësaj, mos të kemi asnjë iluzion për regjimin e Putinit. Ai nuk propozon asnjë alternativë për kapitalizmin perëndimor. Ai është autoritarist, një kapitalizëm oligarkik. Niveli i pabarazisë është rritur këta njëzetë vjet të udhëheqjes së tij. Putini është armik jo vetëm i klasës punëtore, por armik i çfarëdo demokracie. Pjesëmarrja popullore në politikë dhe shoqatat liridashëse shihen e trajtohen me dyshim në Rusi. Putini është, në thelb, antikomunist dhe armik i gjithçkaje, për të cilën ka luftuar e majta gjatë shekullit 20 dhe lufton gjatë shekullit 21. Sipas botëkuptimit të tij, të fortët kanë të drejtë t’i rrahin të dobëtit, të pasurir kanë të drejtë t’i shfrytëzojnë të varfërit dhe të fortët me pushtet kanë të drejtë të marrin vendime për popullsinë e tyre pa pushtet.

Këtij botëkuptimi i duhet dhënë një goditje e ashpër në Ukrainë. Që ndryshimet politike të kryhen brenda në Rusi, së pari ushtria ruse duhet të mundet në Ukrainë.

Duam të flasim për kërkesën që zgjon debate në shkallë të lartë, pikërisht për ndihmën ushtarake për Ukrainën. E kuptojmë rindikimin e militarizimit për lëvizjen majtise botërore progresiste dhe rezistencën e të majtës kundër ekspansionit të NATO-s apo ndërhyrjes së Perëndimit. Megjithatë, më shumë kontekst është i nevojshëm për të dhënë një tablo të plotë. 3

Së pari, të gjitha vendet e NATO-s kanë dhënë armë për Rusinë megjithë embargon e 2014 (Franca, Gjermania, Italia, Austria, Bullgaria, Ҫekia, Kroacia, Sllovakia, Spanja). Pra, të diskutosh në se armët e dërguara në rajon bien në duar të padenja, të bën përshtypje tepër të vonë. Ato janë tashmë në duar të padenja dhe vendet e BE vetëm do të kompensonin të këqijat e bëra duke furnizuar me armë Ukrainën. Veç kësaj, garancitë e sigurisë alternative, që qeveria ukrainase ka propozuar, tërheqin pjesëmarrjen e shumë vendeve dhe ka të ngjarë do mund të arrihen në tërësi vetëm, në se ata marrin pjesë.

Së dyti, sikurse artikujt e shumënumurt e kanë theksuar, regjimenti i Azovit është një problem. Por ndryshe nga viti 2014, e djathta ekstreme nuk luan rol të dallueshëm në luftën e tashme, që është bërë një luftë popullore- dhe shokët tanë të së majtës kundër autoritarizmit të Ukrainës, Rusisë dhe Bjellorusisë luftojnë bashkërisht kundër imperializmit. Sikurse u bë e qartë gjatë kohëve të fundit, Rusia provon ta kompensojë dështimin e saj në teren me sulme ajrore. Mbrojtja ajrore nuk do i japë Azovit ndonjë fuqi shtesë, por do ta ndihmojë Ukrainën të rimarrë qeverisjen e territorit dhe t’i pakësojë vdekjet e civilëve edhe sikur negociatat të dështojnë.

Për mendimin tonë, e majta duhet të kërkojë:

· Tërheqjen e menjëhershme të gjithë forcave të armatosura ruse nga Ukraine

· Sanksione të reja personale ndaj Putinit dhe multimilionerëve të tij (ka rëndësi të kuptojmë, që Putini dhe rrethi i tij kujdeset vetëm për pronat private të vetat; ata nuk tregojnë kujdes për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë ruse. E majta mund ta përdorë këtë kërkesë edhe për të ekspozuar hipokrizinë e atyre qe e kanë sponsorizuar regjimin dhe ushtrinë e Putinit, madje vazhdojnë tani t’i shesin armë Rusisë.)

· Sanksione për naftën dhe gazin e Rusisë

· Mbështetje më të madhe ushtarake për Ukrainën, sidomos furnizime për sistemet e mbrojtjes ajrore

· Futjen e paqeruajtësve të OKB nga vendet që nuk bëjnë pjesë në NATO për t’i mbrojtur civilët, duke përfshirë mbrojtjen e koridoreve të gjelbërta dhe mbrojtjen e centraleve atomikë (ka mundësi ta heqin në Asamblenë e Përgjithshme veton e Rusisë në Këshillin e Sigurimit)

E majta duhet t’i mbështesë edhe të majtët ukrainas që bëjnë rezistencë, duke u mundësuar atyre të duken, duke tërhequr zërat e tyre në qendër të vëmëndjes dhe duke i mbështetur financiarisht. Ne pranojmë që rezistencën e mëtutjeshme e mundësojnë pikërisht milionat e punëtorëve thelbësorë ukrainas dhe vullnetarët humanitarë.

Kërkesa të tjera të shumta- janë mbështetja për të gjithë të ikurit në Europë pavarësisht shtetësisë së tyre, anullimi i borxhit të jashtëm të Ukrainës, sanksione kundër oligarkëve rusë etj- që pranohen gjerësisht në të majtën dhe prandaj ne nuk kemi nevojë të flasim për to.

Pushtimi rus i Ukrainës krijon një precedent të tmerrshëm për zgjidhjen e konflikteve, që mund të sjellin rrezikun e një lufte atomike. Prandaj e majta duhet ta formulojë vizionin tonë vetiak për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe arkitekturën e sigurimit ndërkombëtar, që mund të përfshijë çarmatimin atomik të shumëfaqshëm (që do jetë i detyrueshëm për të gjitha fuqitë atomike) dhe institucionalizimin e reagimeve ekonomike ndërkombëtare për cilindo agresion imperialist në botë. Disfata ushtarake e Rusisë duhet të jetë hapi i parë drejt demikratizimit të gjithë rendit botëror dhe formimit të sistemit ndërkombëtar të sigurimit dhe e majta ndërkombëtare duhet të japë ndihmesë në këtë çështje.

Lëvizja Socialiste e Rusisë është një organizatë politike. Vizioni i të cilës për socializmin demokratik bazohet në pronën e përbashkët, liritë politike dhe vetëvendsosjen. Ata besojnë që vetëm lëvizja e masave- e socialistëve, e sindikatave, e feministëve, antifashistëve dhe aktivistëve të medias- e armatosur me solidaritetin e bazuar te klasa dhe barazizmin- mundet t’i japë fund qeverisjes së kapitalit në Rusi.

Socialnij Ruĥ (Ukrainisht: “Lëvizja Sociale”) është një organizatë e majtë socialiste demokratike ukrainase, që lufton kundër kapitalizmit dhe ksenofobisë. Socialni Ruĥ bashkon aktivistët socialë dhe sindikatat në betejën për ndërtimin e një bote më të mire, pa diktaturën e kapitalit, patriarkizëm dhe diskriminim.

[përkthyer në Esperanto nga G. Mickle sipas tekstit Against Russian Imperialism – Lefteast

Artikuj për pushtimin e Ukrainës:

http://neniammilitointerni.over-blog.com/search/Ukrainio/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button