Lajme

I vendoset eksploziv biznesit në Prrenjas, kush ishte “shënjestra”

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar natën e kaluar në Prrenjas.

Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një lokali në pronësi të shtetasit Agim Kokonozi.

Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar vetëm dëme materiale, ku janë thyer xhamat e lokalit dhe janë dëmtuar disa apartamente pranë lokalit.

Burime bëjnë me dije se policia ka dokumentuar ngjarjen dhe ka rënë në gjurmë të autorëve të dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në këtë biznes.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button