Lajme
Përmbyset kamioni në Tepelenë, bllokohet rruga

Nje kamion eshte permbysur sot ne Tepelene, duke bllokuar rrugen.
NJOFTIMI
Tepelenë – Rreth orës 12:20, në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras, është përmbysur dhe për pasojë ka bllokuar rrugën një kamion .
Raportohet se kamioni ka qenë pa ngarkesë dhe drejtohej nga I. M., banues në Serbi.
Fatmirësisht sipas policisë, nga ky aksident nuk ka dëme në njerëz.
Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.