
Kujtesë nderimtare për Poeten e spikatur
Më shumë se një paraqitje të profilit krijues të autores Enerjeta
Sina(Zykaj), kjo kërkesë është një Kujtesë Nderimtare për këtë figurë
të njohur të shkrimtarisë dhe kulturës shqiptare. E njohur si
veprimtare civile e spikatur, me ndihmesë të dukshme si gazetare dhe
botuese, model dashamirësie ndaj talenteve të reja, humaniste e
ndershmërisë profesionale, Enerjeta Sina Zykaj me të drejtë mund ta
quajmë Shkrimtarja e Dashurisë njerëzore, Dritare e Hapur e Poezisë
Lirike.. Ajo është poete e dinjitetit të dashurisë familjare, për
burrin, për fëmijët, për njerëzit e gjakut e shpirtit, poete e
dashurisë për jetën. Enerjeta Sina është nga të parat poete qysh në
moshën 18 vjeç që ka marrë pjesë si delegate në Kongrese dhe
Konferenca të talenteve të reja duke përfaqësuar Degën e Lidhjes së
Shkrimtarëve dhe Artistëve të Vlorës. Janë dhjetra emisione të
redaksisë së kulturës në Radio-Tirana të pregatitura nga ajo qysh në
vitet kur ishte studente dhe në vazhdim kur punonte si gazetare për 16
vjet në Skrapar e më pas në Vlorë e Tiranë, apo pas viteve 90-të
shkrime të gjitha zhanreve ku ka pasqyruar jetën e emigrantëve të të
gjitha kohërave në Turqi, Greqi, Bukuresht e më vonë në Amerikë nga
Alaska deri në Filadelphia, Michigan, Florida, etj.
Gjeografia e motiveve poetike të Sinës është e pasur, ka fizionomi
të veçantë stilistike,tematika dhe ide të larmishme, lirika që të
mbeten në kujtesë ku intimitetin dashuror e ka të shenjtë. Në vargjet
e saj shfaqet bota e poetes qytetare,ku nëpërmjet vargut të lirë,
ritmikisht të çiltër e të tejdukshëm ndihet falënderimi dhe mirënjohja
për virtytin human, shoqen e klasës, mikun, mikeshën, mësuesen,
mjekun, poetin… “Poetët … janë miqtë e kohërave”. Të gjithë ne,
shkruesit e vargut e dëshirojmë pronësimin e kësaj paradigme poetike
dhe ajo na e fal dashamirësisht ta shijojmë, por “patenta” është “Made
In Sina”.Edhe pse autorja pëlqen autorë si Esenini apo Paul Valery e
mund të ndikohet nga ata, por kurrë nuk i imiton, sepse Sina e ka në
gjak të qenit poete origjinale, e lindur për liri hapësirash të
kaltra, të pastra, dehur në “shi ndjenjash”.
Jetëshkrimi letraro-kulturor
Një jetëshkrimi (cv) i shkurtër e gazetares, prozatores, poetes
Enerjeta Sina (Zykaj), lindur në Vlorë, më1953.
Arsimimi:Mbaroi studimet në gjimnazin “Ali Demi”, Vlorë, me rezultate
te larta dhe studimet e larta në 1977 në Universitetin e Tiranës,
Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, dega gazetari.
Veprimtaria në krijimtari dhe publicistikë:
Talenti në fushën e krijimtarisë shfaqet herët.Kur ishte trembëdhjetë
vjeçe, në klasën e shtatë, në shkollën tetëvjeçare “Naim Frashëri”, në
Vlorë, merr pjesë në një konkurs poetik, në emisionin e Radio-Tiranës,
ku përfshiheshin krijues pionierë nga gjithë shkollat tetëvjeçare dhe
poezia e saj u vlerësua me vendin e dytë, por shkruan dhe në organet
për fëmijë të asaj kohe. Pas kësaj përfshihet në Degën e Shkrimtarëve
të rrethit të Vlorës krahas shkrimtarëve me zë të asaj periudhe si
Andrea Varfi, Irfan Bregu, Shefqet Tigani, Hiqmet Meçaj, Maro Pasho,
etj.Vazhdoi të krijojë dhe të botojë dhe më pas merr pjesë në
Konferenca dhe Kongrese të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë si në
qytetin e Korçës dhe në Tiranë. Kur ishte maturante, në gazetën lokale
të Vlorës, në një nga faqet e saj shkruhet artikulli, portreti nga
redaktori i gazetës “Zëri i Vlorës”, Bashkim Fifo, me titull: “Me
vullnet çan përpara”. Në ato vite të shkollës së mesme është
aktivizuar në probleme shoqërore, si sekretare rinie por dhe në
Komitetin e Rinisë së rrethit. Mbasi mbaroi gjimnazin dëshira e vetme
ishte të vazhdonte studimet e larta në degën e gazetarisë. Edhe pse
për dy vite me radhë fitoi konkursin e evidentuar kjo (nga juria, e
degës së gazetarisë), si ndër më të mirat, u pengua të vazhdojë
studimet për gazetari. Në këto kushte, filloi punë si mësuese e
letërsisë në fshatin Kuç, duke ndjekur njëkohësisht dhe studimet me
korrespondencë për gjuhë-letërsi, ku doli me rezultate të larta.
Këmbëngulja për të vazhduar gazetarinë, bëri të konkurojë përsëri për
këtë radhë për të vazhduar studimet në këtë degë. Zgjidhet si
kujdestare e kursit dhe sekretare rinie. Bëhet bashkëpunëtore e afërt
e Radio-Tiranës, dhe e gazetës “Bashkimi”, ndërsa në radio-Tirana si
studente u caktua dhe për të bërë praktikat, në redaksinë e kulturës,
drejtuar në atë kohë nga Fane Voshnjaku, paralelisht ka qënë
bashkëpunëtore e afërt e emisionit “Gruaja e ditëve tona”, drejtuar
nga Feruze Bajo. Në këtë periudhë ekspozoi mundësitë e saj krijuese në
shumë zhanre, jo vetëm në Radio-Tirana por dhe në disa organe të
shtypit, e kryesisht në gazetën “Bashkimi”, “Zëri i popullit”, revista
“Nëntori”, etj. Mbasi mbaroi studimet e larta, fillimisht u mendua të
emërohej në
Radio-Tirana ku kishte bërë dhe praktikën dhe evidentohesh si e
talentuar, por më pas për shkak të biografisë (deri në vitin 1957
familja e saj ka qënë pa triskë fronti), kjo u bë pengesë për të mos u
pranuar as në gazetën lokale të Vlorës. (Pas një letre mbërritur në
ish Komitetin Qendror, nga një veteran, duke u quajtur vajzë tregtari
dhe si e tillë nuk duhej të propagantonte vijën e Partisë në atë
qytet, ndërkohë familja e saj ka ndihmuar materialisht Luftën
Nacional-Çlirimtare dhe për këtë ka patur miqësi me emra si Reiz
Malile apo Hysni Kapo që e vërtetonin këtë). Megjithatë ndryshoi
emërimi dhe e caktojnë në Skrapar. Aty punoi për 16 vjet nga 1976
deri në 1991, kur u mbyll botimi i gazetës “Jehona e Skraparit”. Në
shkurt të vitit 1987 jep provime pasuniversitare pranë Universitetit.
Në Skrapar pasqyroi rolin e saj si gazetare dhe si aktiviste e
organizatës së gruas. Vazhdoi të jetë bashkëpunëtore e radio-Tiranës
dhe e gazetës “Bashkimi”. Ndërkohë merr pjesë si e ftuar disa herë në
Festivalet e filmave shqiptarë ku jep dhe mendime për skenarët e tyre
Viti i ndryshimit të sistemit e kthen në qytetin e lindjes, tashmë
për të qënë gazetare e një epoke të re, duke ndihmuar në gazetën
“Zgjimi”,organ i Degës së Partisë Demokratike Vlorë, Gazetën e
Bashkisë “Flamuri”, apo dhe atë të Universitetit “Ismail Qemali”. I
propozuar nga Profesor Doktor Isuf Luzi Amerikë për kontributin e saj
në botime dhe më gjërë zgjidhet nga IBS Kembrixh si njeri i shquar i
letrave dhe renditet në Edicionin e 16 të shekullit të 20-të.
Në fushën e krijimtarisë botoi novela social-psikologjike, tregime,
poezi dhe roman. Të tilla janë, në prozë:
“Ndjenjë mashkullore”, 1994
“Molla e dasmës”, 1995
“Një grua flet për seks”, 1995
“Nata e thyer” (novela) 2006
“Krisma ‘97” (roman),
“Lot në vjeshtë” (roman),
“Grua pa lumturi”,
“Hija e shpirtit tim”, novela 2009
“Trëndafila të ftohtë”, vëllim me tregime,
“Ndjenjë e gjymtuar”, 2015 (dy novela),
“Shkolla një, praktika një plus”, libër studimor në fushën e
gazetarisë me redaktor Prof. Doktor Hamit Boriçi.
vëllimet me lirika:
“Trokitje në xham”, 1996
“Minuti i thyer”, 1998
“Unë, ti dhe deti”, 2004
“Dy novela” , 2008
“Dy gjysma çudi”,
“Syri i fjalës” (2012);
“Rrënjë të paprekshme” (2019).
“Jam me ty” ( 2021). Vëllim me poezi dhe elegji që i dedikohet
familjarëve që humbën të afërmit e tyre nga Covit 19-të.Më 30 tetor
2020, prekur nga Covid 19, Zonjës Enerjeta Sina Zyka i ndahet nga jeta
bashkëshorti Muhamet Zykaj mësues i edukimit fizik.
Vëllimi me poezi “Jam me ty” i përkthyer në anglisht tërhoqi
vëmëndjen e shtëpisë botuese Amazana dhe këto ditë kjo shtëpi botuese
e reklamon atë si një nga më të mirët në trajtimin e kësaj teme.
Ka gati vëllimin me tregime “Një ditë tjetër” si dhe vëllimin me
“200 lirika” në anglisht pregatitur për botim nga Amazona.Si dhe
novelën “Një zë në mesnatë’. Në fushën profesionale ka botuar artikuj
problemor dhe analitik në gazetën “Nacional”,si bashkëpunëtore e
regullt e saj.Në vitet 1976 deri dhe në vazhdim deri në 1991 ka qënë
bashkëpunëtore e regullt e radio-Tirnës, redaksisë së kulturës dhe
emisionit “gruaja e ditëve tona drejtuar nga Feruze Bajo.Në vitet pas
rënies së diktaturës në fushën profesionale dke patur redaktor Pr.
Doktor Hamt Borici, boton librin studimore për gazetari “Shkolla një
-prktika një plus.Së shpejti nxjerr në botim librin tjetër studimor
për gazetarinë “Etika dhe estetika e gazetarit”.
Por, krahas tyre në këta vite ka bërë librete të Festivaleve për
Fëmijë në Vlorë, ku dhe këngët me tekstet e saj kanë zënë vendin e
parë në bashkëpunim me kompozitorët vlonjatë Artur Dhamo, Vasil Çuni,
Vait Kuçi, etj. Ka marrë pjesë me tekste këngësh dhe në Festivalet e
këngës së muzikës së lehtë në Vlorë, Fier dhe Tiranë, ku gjithashtu
është vlerësuar me çmimin e parë. Në vitin 1996 ka fituar çmim të parë
më këngën “Pyes lotin”, me kompozitor Valentin Veizin dhe kënduar nga
Elsa Lila.
Në qytetin e Vlorës ka qënë anëtare e Këshillit të Kryqit të Kuq për
afro shtatë vite,dhe po gjatë kësaj periudhe është e zgjedhur si
kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”,
kryetare e shoqatës “Fan Noli”, sekretare e Shoqatës “Gruaja vlonjate
dhe progresi”, anëtare e këshillit të degës së Kryqit të Kuq Vlorë.
E propozuar nga prof. dr. Isuf Luzi në SHBA, zë vend në edicionin e
16 te shekullit të 20-të në njerëzit e shquar të letrave në Kembrixh.
Në SHBA (duke qënë në Filadelfia) në një konkurs poetik, lirikat e
saj, me të cilat mori pjesë u vlerësuan me Çmimin Exselenc dhe u
vendosën në Antologjinë e poetëve amerikanë të viteve 2011-2013.
Është zgjedhur gjithashtu në Tiranë si “Ambasadore e Paqes”, ku jep
dhe kontributin e saj.
Nga viti 1992 deri në 2012 pa patur mundësinë e asnjë sponsori ka
botuar gazetën letraro-astrologjike “Horoskopi”, ku ka ndihmuar dhe
dhjetra të rinj për të botuar krijimtaritë e tyre letrare. Pas vitit
1997 edhe pse ka “trokitur” për një punë në administratën shtetërore,
gjithçka ka rënë në vesh të shurdhët.Në vitin 1997 i biri Enton Zykaj
duke fituar Llotarinë amerikane shkon në Amerikë në moshën 19 vjeçare
dhe bëhet pjesë e Ushtrisë amerikane si ushtar i saj për një periudhë
5 vjeçare në Alaskë. Prej aty komanda i dërgon familjes herë pas here
letra falenderimi përkontributin dhe edukimin qytetar dhe
inteligjencës e të birit shfaqur në detyrat e dhënë dhe realizuar
suksesshëm.
E përfshirë në Lidhjen Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe
Artistëve “Pegasi-Albania”, merr pjesë në veprimtaritë e shumta të saj
duke u zgjedhur dhe zv/presidente.
Ajo ka shumë vlerësime nga shoqëria e shpirtit,brenda dhe jashtë
vendit, ndërsa nga ajo e pushtetit, vertikalja- heshtje, indiferencë.
Shkrimtarja e talentuar E. Sina( Zykaj) mban në sirtarët e bibliotekës
me libra nga i gjithë spektri jetësor, me autor të ndryshëm dinjitoz
brenda dhe jashtë vendit dhe Çmimet e vlerësimet e përmëndura,
letërkëmbimet me personalitete të njohur të letrave. Është nderuar
disa herë në veprimtarisë e Pegasi-Albania për krijimtarinë e spikatur
dhe vlerësuar nga shkrimtarë në shumë vende të botës edhe me Diplomën
“Mirënjohje e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”,
Vlorë, pa na e kërkuar këtë. Kaq kemi në dorë ne. Ndërkohë, nuk di të
kërkojë ndere e privilegje Enerjeta, ajo di vetëm të punojë, me
ndershëmri profesionale dhe artistike, di të ndihmojë si ajo, të
nderojë e të vlerësojë të tjerët.
Mesazhi ynë për simbolikën e dinjitetit të emancipimit femëror
Enerjeta Sina Zykaj si qytetare, intelektuale dhe krijuese është syth
lulëzimtar i pemës së besës, është shkrimtarja e emancipimit femëror,
fisnikja e artit të shkruar, gjithnjë e vlerësuar dhe e nderuar.
Në botën e letrave e shkrimtarisë, në letërsi dhe gazetari, emri i
Enerjeta Sina(Zykaj) përmendet me vlerësim dhe nderohet për figurën e
saj të shquar si femër e emancipimit qytetar dhe ndihmesën e dukshme
në krijimtarinë letrare dhe fjalës së lirë, si një ndër penat më të
ndjeshme e përfaqësuese të frymës lirike të prozës dhe poezisë
femërore dhe letrave bashkëkohore shqipe, por edhe për kontributin e
saj si publiciste e botuese e përkushtuar dhe e sakrificës dinjitoze.
Cel.0688651306
Email: jetasina@gmail.com