Lajme

Hapi Kupën e Botës, historia frymëzuese e 22 vjeçarit që nëna refuzoi ta abortonte

Për shumë njerëz në Gjirin Persik, Ghanim Al Muftah është një fytyrë e njohur. Por aktivisti për aftësitë e kufizuara, i cili ka ndiqet nga shumë njerëz në rrjete sociale, ishte një nga yjet në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës FIFA 2022 në Doha, e cila u ndoq nga mijëra në mbarë botën.

22 vjeçari mori vëmendjen në ceremoninë në stadiumin Al Bayt, duke ndarë skenën me aktorin hollivudian Morgan Freeman. I riu nga Katari recitoi një varg nga Kurani dhe e ndihmoi aktorin e njohur të mirëpresë botën në një shfaqje me temë unitetin dhe tolerancën.

“Ne e dërguam thirrjen, sepse të gjithë janë të mirëpritur. Kjo është një ftesë për të gjithë botën,” tha Al Muftah, i veshur me një thobe dhe duke ecur në skenë me duart e tij.

Më pas, duke recituar një varg nga Kurani, ai shtoi: “Ne jemi rritur të besojmë se jemi shpërndarë në këtë tokë si kombe dhe fise, në mënyrë që të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të gjejmë bukurinë në dallimet tona”.

“Unë mund ta shoh atë,” u përgjigj Freeman. “Ajo që na bashkon këtu, në këtë moment, është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Si mund ta bëjmë atë të zgjasë më shumë se sot?” “Me tolerancë dhe respekt, ne mund të jetojmë së bashku nën një shtëpi të madhe,” u përgjigj Al Muftah.

Al Muftah ka lindur në Katar me një gjendje të rrallë të njohur si sindroma e regresionit kaudal, një çrregullim kongjenital në të cilin zhvillimi fetal i pjesës së poshtme të trupit është jonormal. Shumë i sugjeruan nënës së tij të abortonte Muftahun, por ajo vendosi të mos hiqte dorë nga ai.

Mjekët thanë se ai nuk kishte shumë mundësi për të jetuar më shumë se 15 vjet. Edhe pse Al Muftah ecën me ndihmën e duarve, i riu bën shumë, duke përfshirë edhe drejtimin e makinës. Ai ka dokumentuar sfidat e vazhdueshme, duke i kthyer ato në një udhëtim frymëzues dhe duke u bërë një motivues.

Aktualisht, studion për shkenca politike dhe shpreson që të bëhet diplomat një ditë. Ai është gjithashtu një yll i madh në rrjetet sociale, me më shumë se shtatë milionë ndjekës në TikTok, më shumë se 3.3 milionë në Instagram dhe afër një milion abonentë në YouTube.

Atij gjithashtu i pëlqen të marrë pjesë në sporte ekstreme si skateboarding dhe ngjitje në shkëmbinj, shpreson të bëhet paraolimpian një ditë. Në prill, Al Muftah u emërua ambasador i Kupës së Botës FIFA 2022.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button