Lajme

Parashikimi i motit, zbuloni ”surprizat” qe sjell për ditën e sotme

Shqipëria

Paraditja në vendin tonë do të sjelli vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të konsiderueshme kryesisht në zonat Veriore dhe Jugore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit.

Duke lënë reshje të izoluara vetëm në zonat malore.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht

Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Paraditja në Kosovë do të jetë në mbizotërimin vranësirave të dendura të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, ku më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat perëndimore.

Ndërsa pasditja do të përmirësoj gradualisht kushtet e motit në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e ulëta barike do të vijojnë të sjellin në MV mot të paqëndrueshëm, ku do të ketë vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin krysisht
në orët e para të ditës.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë përmirësim gradual të kushteve atmosferike në MV.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button