Lajme

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, ja sa do shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Kështu, nafta do të shitet me 211 lekë/litri, benzina jo më shumë se 194 lekë/litri dhe gazi 71 lekë/litri.

Vendim i Bordit të Transparencës 25.11.2022

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 25 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +8 nga data 21.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 938, -7 nga data 21.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje në 112. 83 (-2.04 nga data 21.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 199 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 118 lekë/litër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button