KosovaLajmePersonazh

“GJARPINJTË” TONË, TË GJAKUT TONË?!?

Shkruar nga Muhamet Lush Qetaj ose sipas gazetarisë dhe publicistikës Çetta, aktualisht Kryeredaktor i portalit www. zeriishqiptarit. com.

– Ish botues i gazetës në ilegalitet Good Morning Kosovë-Mirë Mëngjesi Kosovë, e cila ishte shpërndarë nëpërmjet Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me seli në Nju Jork.

– Ish reporter lufte në Betejën e UÇK-së të Koshares dhe autor i pesë Librave kushtuar kësaj beteje.

– Ish drejtor i TV OPINION dhe TV PRIZRENIT, pas luftës.

– Veprimtar në Diasporën Shqiptare etj. Themelues i Shoqatës Humanitare Nëna Terezë në Paris me 21 qershor 1991.

– Kryetar nismëtar i Këshillit Konsultativ kombëtar, të shqiptarëve në Francë.

 – Botues i revistës “Zëri i shqiptarit” me seli në Paris, reviste 48 faqëshe në kolor në vitin 1992.

 – Themelues i Radios së Parë në Gjuhën Shqipe “Radio Zëri i Shqiptarit”, në Herikurt të Francës dhe në qendrat Kolmar, Besancon dhe në Hericourt.

– Themelues dhe Kryetar i Shoqatës Kulturore Humanitare dhe sportive në Francë me seli në Mulhouse.

– Në Kosovën e pasluftës bashkë me Naim Kelmendin reporterë të luftës në Koshare, si vazhdimësi nga raportimet nga Kosharja, në gazetën Bota Sot.

– Viktimë e padrejtësive që i janë bërë, nga miqtë shokët dhe nga familja e tij e ngushtë dhe e gjërë nga konkretisht nga dy vëllezërit e tij dhe nga gruaja?!? Më gjërësisht për këtë eveniment tepër të prekshëm do të lexoni gjatë ditëve në vijim si pjesë me rëndësi e librit “Gjarpërinjtë tonë të Gjakut tonë”.

– Aktualisht në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe i harruar edhe nga vëllezërit e tij bukëpërmbysës dhe vet gruaja e cila ka ndikuar edhe në crregullimet familjare, por edhe në shëndetin e tij për të keq, duke nxitur ajo edhe te fëmijët në urrejtjen ndaj babait, sot jeton i vetmuar në një apartament të vogël në Mulhouse te Francës, i mbikqyrur nga mjekët dhe shërbyeset që ia ka caktuar shteti francez. Me një pension invalidor tepër modest dhe të pamjaftueshëm të bëjë jetën e tij normale e lëre më të krijojë, edhe pse ka shumë dosje dhe projekte interesante për qytetarët shqiptarë, por edhe të tjerë?!

-Deri në vitin 1985 në Kosovë: korrespondent i gazetës “Rilindja” në Istog nga viti 1979 deri në 1984 kur me 24 dhjetor i mirret e drejta imuniteti nga ish strukturat e atëhershme të Istogut, me akuzën se “Me shkrimet e tij ka ndikuar në shpërnguljen e 150 familjeve serbomalazese nga kjo komunë.” Pastaj të njohurit dhe miqtë e tij e angazhojnë si gazetar në Radio Pejë, derisa në mënyrën më të poshtër Sigurimi Shtetëror i Pejës e largoi përgjithmonë nga mediat.

– Ishte bashkëpunëtor me honorar në disa emisione të Radio Prishtinës, dhe mediave tjera të shkruara, derisa e detyruan të ikte për në SHBA…. në vitin 1988. Nga atje dhe nga Europa raportonte për “Rilindjen” dhe “Bujku” që po e zëvendësonte “Rilindjen” pasi u mbyll nga forcat serbe të regjimit të Millosheviqit, në Radion e atëhershme disa minutëshe në Zagreb në gjuhën shqipe”, në Radio dhe Televizionin shqiptar, kushtuar Diasporës Shqiptare me shumë emisione dokumentare televizive nga Diaspora e Madhe Shqiptare.

-Ky njeri cmohet sikurse “Oqeani i qetë” si “nëna e vakive”, dikush e konsideron si “enciklopedi” në vete… me durim, qetësi, urtësi dhe optimist edhe përkundër të gjitha sfidave të jetës së tij nga fëmijëria deri sot !!!

– Në Francë në vitin 1993 ka organizuar Aktivitetin dyditor me temën “Shqiptarët dhe Ballkani” ku kishin marrë pjesë njerëz të diasporës shqiptare edhe më të shkolluar se sa Halil Matoshi, i cili e quan diasporë të pashkolluar, ku ishin prezent edhe përfaqësues dhe shkrimtare e krijues të tjerë nga Shqipëria me në krye intelektualin shkrimtarin dhe atëherë Ambasador i Shqipërisë në Paris!

– Për këtë manifestim ishin edhe përfaqësuesit francez të Komunës së Belfortit ku po mbahej dhe dhjetra gazetarë të mediave të ndryshme franceze të cilët i dhanë jehonë në mediat e tyre.

– Asnjë aktivitet nuk e ka bërë pa mediat që ato të njohin shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë.

– Më 29 nëntor (me këmbënguljen e akademik Rexhep Qosjes për ta festuar në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, organizoi ardhjen e tre akademikëve nga Kosova:Akademik Mark Krasniqin, akademik Idriz Ajetin dhe akademik Rexhep Qosjen duke rrezikuar që në kufirin zviceriano-francez t’i niste pa vizat.

– Organizator i një tubimi madhështor, i pari i kësaj forme në Porte de Bagnolet në Paris, ku i bënë bashkë tre akademikët e sipërpërmendur, shkrimtarin e madh Ismail Kadarenë dhe ish ambasadorin e asaj kohe në Paris dhe shkrimtarin e krijuesin Luan Sadik Rama, intelektualë dhe veprimtarë të njohur nga bota shqiptare në Francë, nga cdo kënd ku gjendeshin ata. Por, edhe përkundër të gjitha këtyre aktiviteteve dhe dhjetra e dhjetra të tjera, nuk gjenë përkrahjen e duhur nga mërgimtarët tanë, shumë prej të cilëve akoma jetonin me nostalgjinë për Sërbinë, dhe ngelet vet sponsorizues dhe vet paguan edhe nga të ardhurat e veta dhe të fëmijëve të tij ,sic janë Murat Bejta i cili erdhi si me dekret të Mujë Rugovës dhe myhybve të tij, ku Murat Bejta u ul në karrigën e tij në Paris në 10 Rue de la Paix ku zhvillonim takimet. Dhe shumë shpejt e përvetësoj Shoqatën që e kisha themeluar unë me përkrahjen e veprimtarëve të tjerë ACAF (association culturelle des Albanais) Shoqata kulturore e shqiptarëve në Francë duke i ndërruar një shkronjë që ta udhëhiqte vet. Me 3 përqindëshin dhe afera të  tjera jo të mira irritoi shqiptarët dhe e larguan, pra Murat Bejta, krijoj percarje ne mes te shqiptareve ne Paris dhe kudo!

– Organizatori i parë dhe nismëtari i parë në kuadër të shoqatës ACAF me ndihmën e veprimtarëve të dalluar, organizuan tubimin e parë në Belfort të Francës me ish lministrat në ekzil të Kosovës dr. Isa Mustafën dhe dr. Muhamet Bicajn duke i pritur në mënyrën më zyrtare të shoqëruar nga Gendarmëria Franceze që nga kufiri Francë-Gjermani, deri në Belfort, që këtyre ministrave ose të tjerëve asnjë herë dhe askund nuk u kishte bërë një pritje të tillë. Ishte prezent edhe intelektuali dhe profesori i Sorbonës dr. Muhamedin Kullashi, i cili pastaj do bëhet ambasadori i parë i Kosovës në Francë.

– Ishte nismëtar dhe me përkrahjen e veprimtarëve të regjionit në Franche Comte dhe Alsace Lorraine, për organizimin e tubimeve me akadamikët Rexhep Ismaili dhe Fehmi Agani në një tubim në Montbeliard… Ftesa i ishte bërë nga Shoqata e atëhershme ACAF në Montbeliard të Francës. Takimet me shkrimtarin Ismail Kadare, me dr. Xhemail Xhemalin e Gostivarit mjek dhe veprimtar i cështjes mbarëkombëtare shqiptare dhe humanist i njohur bashkëthemelues i MJEKëVE PA KUFIJ me Bernard Kushnerin, pastaj me Artistët e artit të muzikës dhe të pikturës i Ehat Musa dhe Valdet Kuqi, i kishte të përhershme si dhe me shkrimtarë dhe krijues francez.

– Aktiv në Parlamentin europian si gazetar i akredituar.

– Organizimin e aktiviteteve kulturore dhe të muzikës shqiptare, duke i sjell në Francë sic janë Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, Shkurte Fejza, Dava Gjergji si dhe Ansamblin Shtetëror të këngëve dhe valleve të Shqipërisë me 50 anëtar në mesin e të cilëve ishin i ndjeri Rexhep Celiku dhe Liliana Cingu…

Më gjërësisht për tërë këto aktivitete, sfida dhe sakrifica do t’i lexoni në këto vazhdime të nxjerra nga Libri “Gjarpërinjtë tonë të Gjakut tonë “që është në përfundim e sipër.

DËSHMITAR DHE NJOHËS I SITUATAVE POLITIKE DHE DIPLOMATIKE NË NIVELIN KOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTAR, DHE I MËRGATËS SHQIPTARE KUDO QË ËSHTË E SHTRIRË NË EUROPË, NË SHBA DHE NË AUSTRALI DHE ZELANDË TË RE.

Enrieta Sina

Recensente e librit

Rrëfen Muhamet Lush CETTA

(Autor i librit “Gjarpërinjtë tonë të gjakut tonë”)

Ka kohë që me shqetësim po i përjetoj nga kjo pjesë e Mërgimit, ngjarjet, akuzat, hilet e liderëve shqiptar të Kosovës, së pasluftës.

Duke qenë i akredituar për të përcjellë Konferencën e Rambujes, për Kosovën në pjesën e parë dhe të dytë në Rambujes dhenë Paris, në kontakte dhe intervista me protagonistët e kësaj konference, aty nuhata hapjen e mundësive që Kosova do të jetë nën këtë tutelë që është dhe sot. Po bisedoja gjatë punimeve të Konferencës në fjalë, jo pak me njerëz të pranishëm. Me datën 6 shkurt të vitit 1999, ish presidenti francez tani i ndjeri Jacques Chirac, priti delegacionin nga Kosova, rreth një orë pa lëvizur vendit, në shenjë nderimi. Po atë pasdite i pari Xhavit Haliti veprimtar dhe politikan i UÇK-së; jo në sallën ku po pritej ardhja e delegacionit por në mesin e gazetarëve dhe të tjerëve që po prisnin.. Isha i akredituar nga gazeta Bota Sot, me seli në Paris sipas një Marrëveshje në mes nesh. Në anën tjetër Stafi udhëheqës përkatësisht pronari Xhevdet Mazreka kishte dërguar dinakërisht edhe Mefail Maliqin, këtë më shumë të më përcillte mua,që po e përcillja këtë Konferencë në atë situatë të rëndë për Kosovën dhe shqiptarët. Aty ishin instaluar njerëzit e shërbimeve të ndryshme për t’i pasë nën kontroll njerëzit e “caktuar “të delegacionit shqiptar, për të “Mos gabuar”. Me të arritur të delegacionit të lodhur nga Kosova ; u ngrit Presidenti i Francës Zhak Shirak dhe mirëpriti delegacionin tonë. Që në hyrje të delegacionit tonë, u shfaqën mini sjellje absolutisht primitive në mes delegacionit tonë. Akademik Rexhep Qosja e shtyri Jakup Krasniqin, të hynte i pari, meqënëse sipas protokollit përparësia i jipej dr. Ibrahim Rugovës. I lumtë Jakup Krasniqit për gjestin e moderuar, i cili nuk ra pre e Qosjes por i dha përparësi dr. Ibrahim Rugovës. Nuk ishte prezent Hashim Thaqi i cili konsiderohej sikurse Xheri Adamsi i Shin Fenit, të ardhshëm të Kosovës. Nuk u kërkuan dhe as nuk u bënë sqarime per vonesën e delegacionit nga Kosova. Kristofer Hill ishte shef i bisedimeve me shatell diplomaci, gjatë konferencës i cili ndihmonte shumë me këshillat që u jipte shqiptarëve. Kur flitej për kryetarin e delegacionit shqiptar, zgjati disa ditë sepse s’pajtoheshin shqiptarët në mes vete se kush ta drejtonte delegacionin. Kur personalisht e pyeta Kristofer Hillin “kush është kryetari i delegacionit të Kosovës?” mu përgjegj shkurt dhe preras: “Nuk ka kryetar delegacioni i Kosovës”. Rreth e përqark Kështjellës së Rambujes, silleshin e mbështilleshin disa analfabetë total dhe primitiv; të cilët kinse ishin “shpëtimtarët” e krahut të UÇK–së, besa dhe kërcënonin. U informova se pas shumë propozimeve që kush të jetë kryetari i delegacionit të Kosovës, akademik Rexhep Qosja kishte këmbëngulur “Kush është më i riu, pra Hashim Thaci” vetëm rë mos lejonte që dr. Ibrahim Rugova të mos ishte. Çfarë s’flitej! Dikush duke u bazuar në deklarata zyrtare, kurse dikush duke propaganduar dhe duke u sjelle si injorantë, me pretendimin se i dinë më së miri gjërat!Jo kushdo e ka pasë rastin dhe mundësinë të depërtonte në disa segmente të ndjeshme të kësaj Konference. Unë përherë kisha njerëzit e mi konfidencial brenda, nga të cilët shfrytëzoja rastin të flisnim për gjëra që publiku nuk i dinte. Ata nga brenda si politikan, dhe me zë në këtë konferencë, më tregonin se si po vete puna. Takimi në Hotelin Sofitel ku po mbahej Konferenca e Rambujesë, me akademik Fehmi Aganin në ditën e fundit të Konferencës, cfarë e mësuam dhe cfarë e pamë. Një atmosferë gëzimi,për delegacionin e Kosovës që kishte nënshkruar Marrëveshjen !Kurse delegacioni serb në të tjerat hapësira sikurse të izoluar që nuk e kishin nënshkruar këtë Marrëveshje e cila ua hapi rrugën forcave të NATO–s ta bombardojë Sërbinë. Dikush nga brendësia më thoshte “Kristofer Hill po na këshillonte që Kosova të bëhej me president që do ta zgjidhte populli, kurse Rexhep Qosja insistonte që Kosova të ngelet Shtet Parlamentar, duke ditur se mbase me votat e popullit sot e fitonte dr. Ibrahim Rugova. Ky i fundit fliste më së paku nga të gjithë, kurse shishet e verërave të pira nga delegacioni shqiptar na dilshin më të mëdha se sa normale, informoheshim nga Brenda. Dikush na thoshte se më të mirët sa i përketë angazhimit dhe koordinimit ishin Edita Tahiri dhe Jakup Krasniqi…

PATRIOTIZMI DHE DITURIA DËSHMOHEN NË DITËT MË TË VËSHTIRA!

Duke vazhduar analizën time, do të ndërlidhem ngapak edhe me ngjarjet e ndryshme ndërkombëtare rreth Kosovës dhe sjellja e lidershipit tonë,në mënyrat nihiliste dhe egoiste kundër njëri-tjetrit dhe duke u bërë hapur kuislling ndaj Kosovës dhe Shqiptarisë. Ngjarjet e këtyre dy viteve nxorën në shesh, se qeveritë e kaluara të cilat i rrëzoi populli, nuk paskan bërë asgjë rreth epilogut të Dialogut me Sërbinë. Dhe se kanë rënë dakord me Brukselin përkatësisht Serbinë për Asociacionin me shumicë serbe në Kosovë që nga viti 2011, por se Kushtetuta e Kosovës i ka kundërshtuar draftet sipas të cilave do të rrezikohej integriteti territorial i Kosovës. Dhe ngeli në “Harresë” deri këto ditë kur Albin Kurti preku në palcë duke mos lëshuar pe dhe duke qenë kundër Asociacionit një etnik ose thënë thjesht: Një shtet si Kosova të udhëhiqet e kontrollohet nga më pak se sa 10 përqind e pakicës serbe, kundër 90 përqind të popullsisë shqiptare dhe minoriteteve të tjera. Vet Ramush Harejdinaj thoshte kur ishte kryeministër i qeverisë me të dështuar të Kosovës, për herë të dytë se “Nuk kemi pse të nxitojmë, mos të na njoh Serbia vazhdojmë punën tonë” në kohën kur fillojë ta ve kusht reciprocitetin por si zakonisht nuk e mbajti më “marmelada” dhe kur doli në opozitë ndërroj fjalët tërësisht. Nëse jo por dihet se Ramush Haradinaj me vëllezërit kanë luftuar, si detyrë patriotike ndaj Atdheut, por jo të zhyten në përfitime personale të cilat i shikon tërë Kosova. Njëlloj Fatmir Limaj që në emrin e luftës u hallakatë tërësisht pasi erdhi në pushtet, pastaj deklaron “unë jam politikani më i varfër i Kosovës”. Pra e pranon se të gjithë politikanët sikurse ai janë më keqpërdorues të popullit të Kosovës. është dicka interesante se komandantet e këtillë kanë qenë të akuzuar jo pak edhe për vrasjen e civilëve shqiptar dhe të ndonjë minoriteti joserb, se sa të serbëve kriminel që po bënin qindra masakra ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare. Po ku paskan qenë 60 mijë luftëtarë te shpallur veteranë?! Jo, jo! Janë bërë me para dhe me kusht që t’ua sigurojnë votën “patronëve”. Investigimi amatoresk dhe primitiv i Ramush Haradinajt ndaj Kryeministrit Albin Kurtit “na trego pse u prishe me Amerikën”, duke dashur të mos e thotë të vërtetën se Amerikanët nuk i duan të korruptuarit dhe servilët. Janë quar peshë thuajse nuk ditkan amerikanët ta vlerësojnë më shumë patriotin e një vendi se sa servilët?! E shikuan mirë amerikanët këmbëngulësinë e Albin Kurtit për të luftuar korrupsionin, dhe e pranuan pra në të gjitha nivelet shtetërore. Të sëmurët për karrike dhe përfitime të coroditura nga populli, u diskredituan, nga populli, duke humbur besimin. Ramush Haradinaj, nuk harronte t’i rriste pagat e Qeverisë por jo edhe të punëtorëve, sic bërtet tani ose duke dëshmuar se kishte dorë në organizimin e protestave të SBASHK-ut sikurse liderët e tjerë opozitar, vetëm për ta rrëzuar Kurtin dhe duke parë ëndrra se ky popull po i besuakan akoma kësaj nomenklature të dështuar për 21 vite. Hapur liderët e opozitës në Kosovë të koordinuar me Edi Ramën më shumë e duan rrëzimin e Kurtit se sa të shkëputen nga Serbia. Paturpësi e kohës! Francezët thonë “bizarre” !Merreni me mend po të ikte Albin Kurti nga pushteti cfarë do të bënte populli i Kosovës!E akuzojnë Albinin për shpërngulje të njerëzve nga Kosova, kur dikur vet qëndronin pas matrapazëve që organizonin eksode për trafikim qenjesh njerëzore. Rasti i Tisas dhe shumë të tjera i di R. Haradinaj, i njeh edhe aktorët e kësaj tragjedia, i cili për vdekjen e 18 njerëzve u dënuan apsolutisht jo sic e merituan, sepse duhej më shumë. Por, ja se kreu ishte nga Jabllanica e Gjakovës…?!?

Vijon nesër?!

SERVILET, (B)ANALISTË TË CAKTUAR, RËNDOJNË SITUATËN NË KOSOVË?!B)ANALISTË TË CAKTUAR, RËNDOJNË SITUATËN NË KOSOVË?!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button