Lajme
110-vjetori i Pavarësisë, këngëtarja e famshme uron shqip: Gëzuar…

Me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, personazhet e njohur të ekranit dhe jo vetëm, kanë zgjedhur që të urojnë përmes postimeve në rrjetet sociale.
Këtyre urimeve iu është bashkuar edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora.
Kjo e fundit ka postuar në “Instastory” një fotografi nga performanca e saj e fundit në Shqipëri gjatë shtatorit të këtij viti, teksa shihet e veshur kuq e zi në skenë.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Shqipëri”, ka shkruar Rita përmbi foton në “Instastory”.
Nga ana tjetër kujtojmë që këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Dua Lipa sonte do të mbaj një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë që do të shënojë edhe përmbylljen e turneut të saj “Future Nostalgia”.