
Shoqata AlbAccess Open është me Enrieta Sina në Nartë, Vlorë, Albania.
·
Sot në shkollën 9-të vjeçare “IBRAHIM KUSHTA” Shoqata AlbAccess Open
ju bashkua festës aq të bukur dhe pati kënaqësin të dëgjonte programin
e përgatitur me shumë përkushtim nga mësuesit dhe nxënësit e shkollës.
Një mrekulli!
Shoqata kontriubojë dhe do të vazhdojë të mbështes shkollën dhe jo
vetë këtë shkollë dhe fëmijët, me mjete mësimore, pasurimin e
bibliotekave, mjete sportive, pasurimin e laburatoreve.
Ishte një ditë e mrekullueshme ku për ta festuar sa më bukur këtë
veprimtari për nder të Festave të nëntorit ishte angazhuar me një
program të posaçëm drejtoria, personele arsimor dhe vet nxenësit që
shpalosën talentin në këngë dhe krijimtari. Tek fytyrat e nxënësve
kish mbritur një pranverë shpirtërore, gëzim e kënaqësi e dukshme që
krijojë atë mjedis festiv shumë të dëshirueshëm. Në bashkëpunim me
Shoqata AlbAccess Open, me kryetare Enkelejda Fejzo po këtë ditë u bë
e mundur një ndihmesë duke bërë dhuratë kompjutera dhe gjithçka i duhe
festës nga ana e kësaj shoqate.Një përvojë e tillë duhet shtrirë më
thellë duke nxitur dhe tek bizesmenët dëshirën për të ndihmuar në
përsosmërinë e krijimeve komode në shkollat në periferi të qyteteve,
sa më funksionale në zgjerim të dijeve dhe dëshirave të nxënësve.
Në aktivizim dhe impenjim të plotë ish vetë drejtori i kësaj shkolle
i cili ka një përvojë të gjatë duke realizuar me pasion veprimtari që
evientojnë vlerat sportive dhe artistike të nxënësve të kësaj shkolle.