KosovaLajmeOpinioneRajoni

”GJARPËRINJTË” TONË TË GJAKUT TONË (2)

(B)ANALISTËT DHE LIDERËT OPOZITARË TË KOSOVËS RËNDOJNË SITUATËN, ÇOJNË

UJË NË MULLIRIN E SERBISË?!?

 

Situata në Kosovë, është tensionuar jo nga Kryeministri Albin Kurtid he as nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.Ata i kanë hyrë punës së[a1] Dialogut me Sërbinë , e cila është dashur të prekte në palcë

problemin e minoriteteve ,si qëllim të cështjes kombëtare shqiptare si shumicë absolute e popullësisë në Kosovë, dhe që çështjet e

minoriteteve të trajtohen sikurse në tërë Botën Demokratike. Dhe duke analizuar këtë problem, Kurti me virtytet e tija kombëtare intelektuale dhe me guxim , arriti më në fund të hapë “ Kutinë e Pandorës”.

Ajo do duhej hapur që kur kanë filluar bisedimet për Dialogun dhe duke ju shkuar me radhë, deri tek Marrëveshja finale; por jo në dëm të shqiptarëve dhe të minoriteteve të tjera jo serbe.

Çfarë llogjike paska që në kohën e Demokracisë në botë që vetëm 10 përqind të popullsisë serbe të sundojë 90 përqindëshin e Kosovës pra shqiptarët dhe minoritet josërbe të Kosovës!

Hapur padrejtësi europiane. Edhe opozita jonë dhe disa (b)analistë po i fryejnë zjarrit në favor të politikës aktuale të shovinizmit serbë!

Çfarë prishje ka këtu me Amerikën për çfarë “derdhin lot krokodili” ata që ishin marksistë leninistë dhe stalinistë me vite të tëra!

Vallë nuk paska intelektualë edhe në opozitën shqiptare të Kosovës dhe patriotë që me këmbëngulje përkrahin Kryeministrin Albin Kurti dhe Presidenten Vjosa Osmani dhe qytetarinë e Kosovës?

E harruan politikën paqësore, në krye me Liderin Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugovës, dhe të Rezistencës së armatosur të UÇK-së?! E harruan Adem Jasharin dhe masakrën e familjes së tij të Madhe në Prekaz por u radhitën në favor të politikës sërbe, dhe po duket se edhe shumë “komandantë” të UÇK së por edhe të Krahut paqësor, duke i fshehur krahët e tyre nën hijen e Ibrahim Rugovës!

Thuajse paskan bërë luftë dhe aktivitete për ta ngushtuar edhe më tej këtë tokë të shenjtë ku populli shqiptar vuajti nga Serbosllavia mbi një shekull! Pra, po e ndihmojnë zgjerimin e Sërbisë brenda Kosovës?! Të ju vijë turp!!!

Pikërisht ata luftëtarë dhe “komandantë” të UÇK-së që luftuan por nuk u vranë, dhe pas luftë i ranë Kosovës përvec Veriut të Mitrovicës duke e “kursyer” që të ngelët jashtë sundimit të ligjit të Kosovës tani e 23 vite! Por, ia mësuan hajnisë, vjedhjes, klasike dhe në masë, duke përvetësuar pasurinë e Kosovës, kurse çështjen kombëtare duke e lënë të dorës së tretë jo as të dytë.

Ranë në “grazhdin” e shërbimeve sekrete të shteteve që historikisht nuk e kanë dashur Kosovën në

Raport të Sërbisë. Kush e bëri Asociacionin për minoritetin serb?!

Albin Kurti? Po, kush e trashi zullumin duke blerë pasuri me çmime qesharake (shumë prej tyre as që i kanë paguar) dhe duke gënjyer se “ma kanë ndërtuar shtëpinë shokët dhe miqtë, jo se e kam blerë tokën e babës dhe “rrena tjera”?!

U nda Prishtina në tresh më së paku në periudhën e pas luftës dhe uzurpimet dhe zullumet ndaj pronarëve të tyre!

Nuk ka rast që këta “patriotë” kanë uzurpuar pasuri serbe dhe që si kanë paguar edhe me hatër edhe me përdhunë nga Habitat etj, kurse shqiptarët i pëlcasin duke ua “shkërdhyer” pasurinë dhe nervat e tyre, dhe as nuk ua paguajnë e as nuk ua lirojnë!

Eh,kur në Konferencën e Rambujesë dr.Ibrahim Rugova propozoi Jakup Krasniqin për Kryeministër të Kosovës në qeverinë e përkohëshme, të tjerët hapnin gojën dhe sytë, pra nuk u pajtuan, sepse e kishin këshilltarin alamet në politikë Rexhep Qosjen që nuk i lejonte të “Gabonin”!

E emëruan me dashjen e tyre krahu i luftës për kryeministër. Veriu u nda. Kur isha personalisht me 12 qershor të vitit 1999 në pjesën veriore të Mitrovicës (u mor vesh me makinat e Kforit ku ishim të akredituar, kam parë vetëm një makinë Fiat zasgtava 128 me katër serbë brenda duke ikur.

Hashim Thaqi kishte rënë nën presionin e shërbimeve franceze bashkë me Bardhyl Mahmutin dhe të tjerë, ndihmuan që shqiptarët të mos vinin në këtë pjesë por të ndaleshin në Prishtinë dhe duke gjetur ndonjë plakë apo plak serb që me kërcënime ua merrshin shtëpitë. Njerez të ligj, aspak trima!

 

PENDOHEM DHE KËRKOJ FALJE PËR BOTIMIN DHE POSTIMIN KUDO NË RRJETIN SOCIAL “PENG I KUJT ËSHTË RAMUSH HARADINAJ NË FRANCË”?!!

 

Flitej se “Ramush Haradinaj e kishte penguar Hashim Thaqi me Francezët të mos vazhdonte për në SHBA, dhe e morën në burg francezët”. U mor vesh se e dërguan në Kolmar(colmar) të Francës?! Shqiptarët në Kolmar ishin të shqetësuar për fatin e “RAMBOS”.

T’u bëjmë kërkime për lirimin e tij. Ai ishte edhe i lirë në një burg thuhej dhe kur e liruan, u bashkua me mërgimtarët duke lejuar edhe “tabakun” për të mbledhur para për liderin e Dukagjinit dhe ish-kryeministrin e Kosovës.

Askush nuk dinte përvec shërbimeve franceze dhe gazetarëve të afërt me këto shërbime, ku po rrinte dhe me kë po bisedonte?!

Dhe vijnë “Dezinformata” apo “thashetheme” nga burimet franceze të pavërteta për Rambo.

Shpejtë plasi. E bëri Demarkacionin me Malin e zi, ku 8300 hektar iu dhanë Malit të Zi. Kjo nuk do të mund të quhej ndryshe përvec tradhëti kombëtare. Akoma s’ka dalë e vërteta e tokave dhe e kufirit në Debëllde në kufirin në mes të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Thuhet se këto gjera rreth Debëlldesë i di më së miri Hajredin Kuqi, por nuk është hapur akoma edhe këtu “Kutia e Pandorës”. Dhe prapë t’i jipen Serbisë territore?! Është vetëm tradhëti kombëtare!

Deri kur kështu?!

Kush e lejon asociacionin e komunave sërbe me kompetenca ekzekutive, është tradhëtar. Tani si duket po ndahet shapi prej sheqerit! Bënë zhurma e tërë kjo nomenklaturë e zezë, pse Albin Kurti s’ishte ose paska qenë kundër Gazit amerikan, sepse shumica prej tyre, as nuk kishin ide për këtë Gaz vetëm bënin zhurma se “Albni është anti amerikan”.

Po shumë prej këtyre zhurmaxhinjëve që çdo gjë japin për të ardhur në pushtet qoftë me sërbët ose me kë do tjetër, ishin vet dhe janë në listat e zeza të amerikanëve, dhe këta të njejtit duan që vetëm mos të jetë Albin Kurti i pakorruptuar dhe i pamëshirë ndaj hajdutëve e korrupcionit etj.

Thuhet se për të shkuar dy hapa përpara duhet të kthehemi, një hap mbrapa?!

Vijon nesër: FRIKACAKËT DHE NJERËZIT E LIGJIT JANË “GJARPËRINJ TË

GJAKUT TË TYRE”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button