Lajme
Albin Kurti e emëron ministër politikanin e njohur serb, detajet

Politikani i njohur serb, Nenad Rashiq është emëruar ministër në Qeverinë e Kosovës.
Mësohet se Rashiq do ta udhëheq Ministrinë për Komunitete dhe Kthim. Këtë dikaster deri para pak javësh e drejtonte Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe.
Kjo parti vendosi që të largohet nga institucionet e Kosovës, në shenjë revolte ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave të automjeteve.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Rashiq kishte kandiduar me partinë e tij Partia Progresive Demokratike.