BotaKosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

SHAQIR FONIQI NË FUSHËN E TIJ PUBLICISTIKE KA BËRË NJË EVOLUCIONPOZITIV NË FUSHËN E GAZETARISË KOMBËTARE, QË SJELL PERCEPTIME TËREJA GJATË PASQYRIMIT TË JETËS KULTURORE

Libri i titulluar ”RRËNJË FONIQIANE” iautorit Shaqir Foniqi, i 22-ti me radhë, që dolinga shtypi në këtë vit (2022), dëshmon se kemitë bëjmë me një intelektual të rrallë në fushën ekrijimtarisë, të kulturës, të publicistikës, tëpoezisë, të monografisë e të gazetarisë, ndonëseshenja të tilla autori ka dhënë qysh herët dhe atoi gjejmë në shumë libra të tij. Hetohet prirja e tijpër një pasqyrim shumë real nga forma etrajtimit të temave të deritashme. Autori, meidenë e tij bën përzgjedhje tejet të veçanta, qëkanë të bëjnë me kulturën dhe ato i ndeshimedhe në libra të mëhershëm të botuara nga ai, qëtashmë janë duke u zgjeruaruar me tema dhepreokupime të reja, por edhe me paraqitje epersonazhe të reja. Po ashtu, autori me njëlargpamësi e me shumë kujdes, bënpërzgjedhjen e temave të pikatura, që bëjnëkurreshtar secilin lexues për t’i lexuar dhe për t’istudiuar shkrimet e tij. Janë pra këto tema, kuautori Foniqi shquhet për mënyrën epërzgjedhjes, siç janë personalitetet artistike ekulturore me famë mbarëkombëtare shqiptare.Gjithashtu edhe të temave me rëndësi kulturoree letrare, e që lirisht mund të themi se ai ka arritur ta bëjë avancimin e kulturës shqiptare,përkatësisht të evoluimit kulturor të botës kulturore ILIRE në krijimtarinë e tij të pasur letrare epublicistike. E tërë krijimtaria e autorit lidhet ngushtë me realitetin, i cili në çdo kohë ka të bëjëçështjen shqiptare, kështu që krijimtaria e tij – me një perfeksionim të temave të reja – kaavancuar në gjerësi, në ndjeshmëri, në emocionalitet si dhe sensibilitet të çiltër atdhetar. Ti kthehemi veprës më të re të tij të titulluar ”RRËNJË FONIQIANE”. Në përmbajtje të kësajvepre gjejmë të dhëna të shumta me të cilat autori forcon mesazhin real, saqë esenca e temavekuptimore shndërrohet në ngritje zëri për të lënë gjurmë nga e përparshmja, si nga biografia epersonaliteteve, po ashtu edhe të familjes Foniqi e deri te temat e përzgjedhura me kujdes ngaopinione, intervista e deri te albumi familjar, nga rrënjët dhe degët foniqiane. Kur shohimkintributdhënien aq të madhe në të gjitha sferat e jetës kulturore, kombëtare e luftarake tëfamiljes së gjerë Foniqi, me të drejtë autori e titullon librin ”RRËNJË FONIQIANE”. Kjo shihetmë së miri në librin e tij2, citat: ”Kontributi i Foniqëve për Liri ishte i madh. Luftëtarët e lirisë,nga Foniqët, ishin: Petrit e Alban Nezir Foniqi, Abaz K. Foniqi, Sheremet D. Foniqi e NazmiFoniqi (aktivistët e Llazicës), pastaj Naim J. Foniqi, udhëheqës, Brahim F. Foniqi, Sali A.Foniqi, Besim D. Foniqi, Arton S. Foniqi (i plagosur), Burim Foniqi, Muharrem R. Foniqi, Aziz1 Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”; Suedi. Autor dhe bashkautor i 20 veprave letrare e publicistike. Jeton dhe vepron në Suedi.

 

I. Foniqi, Afrim I. Foniqi, Driton S. Foniqi, Gentianë M. Foniqi, historiane, Ali M. Foniqi,gjyqtar (i burgosur politik) dhe Sefedin M. Foniqi, i burgosur politik. Ndërsa Ramadan OsmanFoniqi kishte rënë në Bari të Malit të Zi, ku thuhet se gjendet edhe varri i tij. Pra, Foniqët, qyshmë 1919 e këtej, ishin ngritur kundër okupimit serb në Kosovë. Në këto luftëra ishte vrarë edheVesel Osmani, i cili kishte luftuar krahas Sadik Ramës3 së Gjorgjevikut. Varri i Vesel Osmanitgjendet në Gllarevë të Klinës, ku edhe ishte vrarë. Lavdi të gjithë Foniqëve të lartësuar përLiri!”, fund citati. Autori Shaqir Foniqi, duke dashur ta pasqyrojë sa më realisht familjen Foniqi, gjë që me këtëvepër edhe ia ka arritur, ai familjen e tij e ka bërë më të zëshme, më të njohur, ngase në shumëraste mbesin enigmë për të ardhmen e historiografisë shqiptare. Mirëpo, për fat të mirë, Foniqi, sinjeri i kulturës mbarëkombëtare e sigazetar profesionist, ka arritur nëplotëni të ndikojë në vlerat epërgjithshme të familjes Foniqi, duke ishndërruar në një materie4 kaq tëvëllimshme në kontributdhënien efoqianëve atdhetarë, luftëtarë, por edhenë ngritjen e tyre në fushën e arsimit.Me një fjalë, Shaqir Foniqi në librin eri sjell tema të ndryshme dhe meshumë interes historik, tema këtoaktuale e me motive të fuqishme, qëpak a shumë duken të reja, por shumëpak të njohura për publikun në formënse si i paraqet autori. Sigurisht se këtuai, me të drejtë, ka përdorur njëmjeshtri prej gazetari, me prirjekrijuese letrare e publicistike, në radhëtë parë nga aftësia e tij me përvojë tëgjatë në fushën e letrave. Kjo as qëdiskutohet. Ai, si gazetar ka një parim,i cili ndër të tjera shkruan, citat5:”Gazetarinë nuk mjafton vetëm medashtë, por duhet dashuruar. Për tëqenë gazetar i mirë, nuk është e lehtë,është e vështirë. Por, nëse e arrinnivelin e duhur të profesionalizmit, nëtë folur e në të shkruar, gazetarinë epërjeton si kënaqësi, e jo si turturë.Gazetaria nuk është vetëm profesion,por edhe mision. Liria e shtypit ështësiguria e shtetit….”, fund citati.3 Sadik Ramë Gjurgjeviku@(1879 – 1944) ishte një luftëtar kaçak shqiptar i Kosovës, i cili luftoi kundër aneksimitserb të Kosovës në vitin 1912. Pas disfatës osmane, ai vazhdoi të merrte pjesë së bashku me@IsaBoletinin@dhe@Bajram Currin@në kryengritjen kombëtare të viteve 1913–1914 në Llapushe. Ai iu bashkua guerrilasvekaçakë në vitin 1919 me mbështetjen e@Komitetit për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës. Ai luftoi përkrah@AzemBejtës@gjatë jetës së tij.4 Kategori filozofike që shërben për të treguar realitetin objektiv, i cili ekziston jashtë ndërgjegjes së njeriut epavarësisht prej saj dhe pasqyrohet në të. Materia dhe ndërgjegjja. Format e ekzistencës së materies.

Duke e lexuar Shaqir Foniqin në fushën e tij publicitike, mund të themi lirisht se ka bërë njëevolucion6 pozitiv në fushën e gazetarisë kombëtare, që sjell perceptime të reja gjatë pasqyrimittë jetës kulturore.E vërteta e fuqishme e personalitetit të shquar, Shaqir Foniqit është, që ka një urti tradicionaleshqiptare, urti e krijimit gojor dhe në të shkruar, është se ai mediton, ideon, flet dhe shkruanvetëm për të vërtetat, të cilat nxisin çdo intelektual, madje duke i nxitur që të marrin qëndrim mëaktiv, në përshkrimin dhe botimin e jetës kulturore shqiptare, e cila është në interes të vetëpopullit Shqiptar.Është autor i këtyre veprave: 1.Moisiu dhe Moisiu (Monografi); 2. Nexhmije Pagarusha-Bilbili iKosovës (Monografi); 3.Albumi i një Gazetari (Publicistikë); 4.Teori dhe praktikë Gazetarie(Publicistikë); 5.Gazetaria televizive (Publicistikë); 6.Gjelosh Gjokaj (Monografi); 7.Drithërimë(Poezi); 8.Diell në janar (Poezi); 9.Diell me Diell (Poezi); 10.Diell në shuplakë (Poezi); 11.Portae Diellit (Poezi); 12.E përndritura Rita (Monografi); 13.Rita Ora (Monografi); 14.Fenomeni Rita(Monografi); 15.Bekimi në Bekimin (Monografi); 16.Përsiatjet e mia (Publicistikë); 17.Gjyurmëte mia (Publicistikë);18.Udhët e mia (Publicistikë); 19.Nexhmije Pagarusha (Monografi); 20.Librii njëzetë (Publicistikë); 21.Kështu foli Kadare (Intervistë); 22.Rrënjë foniqiane (Publicistikë).Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, është duke epërcjellur me shumë vëmendje krijmitarinë e Shaqir Foniqit. Libri ka gjithsej 223 faqe, megjithsej 30 tema. Autori jeton dhe vepron në Prishtinë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button