Lajme

Xhaçka takon Dendias, mediat greke: Athina kërkon dërgimin e çështjes së detit në Hagë

Një takim zyrtar është zhvilluar ditën e sotme mes ministres së Jashtme Olta Xhaçka dhe homologut të saj grek në Nikos Dendias. Sipas mediave greke në fokus të takimit ishte çështja e marrëveshjes së detit, ku Dendias i ka kërkuar ministres Xhaçka, të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje që do t’i referojë përcaktimit të zonave ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Por burime për Report Tv bëjnë me dije se një gjë e tillë nuk i është kërkuar ministres Jashtme, dhe madje në deklaratën e ministres Xhaçka nuk përmendet se është diskutuar për marrëveshjen e detit.

Gjatë këtij takimi, sipas Xhaçkës është zhvilluar një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Xhaçka në deklaratën e saj i shpreh Dendias mirënjohjen për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve dhe e falenderon për mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE.

Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias. Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve tona Shqipëri-Greqi. Mirënjohje Ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve tona dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button