Lajme

Alarm për bombë në avion, piloti bën ulje emergjente

Një avion i kompanisë ajrore ‘Easy Jet’ i cili po udhëtonte drejt Britanisë ka devijuar në Pragë pas një alarmi për një ‘bombë të mundshme’ në bord.

Fluturimi 6276  po fluturonte nga Kraków në Poloni për në Bristol të dielën, kur piloti u detyrua të ndryshonte drejtimin e rrugës drejt kryeqytetit çek, raportojnë mediat e huaja.

Ulja emergjente u bë në orën 22:50 me orën lokale, sipas aeroportit të Pragës, raportojnë mediat e huaja.

Përmes një shkrimi në Tëitter kompania ajrore tha: “U raportua për një bombë të mundshme në bordin e një avioni. Të gjitha veprimet për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe të gjithë trafikut ajror aktualisht po kryhen nga policia e Republikës Çeke”.

Policia çeke tha se ekspertët e saj të eksplozivëve ishin në vendngjarje dhe po hetonin pajisjen e raportuar.

Por pas pak minutash, Aeroporti i Pragës njoftoi se në avion nuk u gjet asnjë objekt i rrezikshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button