Lajme

Kancelari gjerman ngre alarmin: Duhet të shmangim me patjetër një tjetër luftë të ftohtë, po rrezikojmë…

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Perëndimin që të shmangë një luftë të re të ftohtë duke e ndarë botën në blloqe ashtu si disa dekada më parë.

Duke shkruar në një opinion për revistën Foreign Affairs, kancelari gjerman bëri thirrje që të bëhet çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja mes vendeve, ndërsa duke veçuar Kinën dhe Rusinë si dy vende që përbëjnë një kërcënim për një botë shumëpolare, ai tha se duhet të ketë unitet më të fortë evropian dhe transatlantik.

Ndërsa ai tha se perëndimi duhet të mbrojë vlerat demokratike dhe të mbrojë shoqëritë e hapura, “duhet gjithashtu të shmangin tundimin për ta ndarë edhe një herë botën në blloqe” sipas Scholz, i cili shtoi se “kjo do të thotë të bësh çdo përpjekje për të ndërtuar partneritete të reja, në mënyrë pragmatike dhe pa verbime ideologjike.

“Gjermanët synojnë të bëhen garantuesit e sigurisë evropiane që aleatët tanë presin që ne të jemi, një ndërtues urë brenda Bashkimit Evropian dhe një avokat për zgjidhjet shumëpalëshe të problemeve globale”, shkroi ai.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button