Lajme

Kjo është e jashtëzakonshme, për një komb me 330 milionë banorë, 50 shtete, me rreth 400 gjuhë të folura dhe me të gjitha fetë kryesore të botës. “Mirë se erdhët në Shtëpinë e Bardhë dhe Gëzuar Bajramin!”, mirëpriste njerëzit Presidenti Biden. “Gëzuar Divalin, të gjithëve!”, uronte Nënpresidentja Kamala Harris. “Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Festat. Zoti ju bekoftë!”, uroi zonja Biden. Shtëpia e Bardhë është përfshirë nga muzika festive dhe ndër dekorimet gjenden kopje të kafshëve shtëpiake që jetojnë aty, si dhe një maket i godinës së Shtëpisë së Bardhë, i krijuar me 140 kg sheqer. Edhe dritat kësaj radhe janë të shumta. Sipas Shtëpisë së Bardhë, janë 83,615 drita, si dhe 77 pemë të Krishtlindjes. A do t’i pëlqejë kjo të gjithëve? Sigurisht që jo. Dhe ata e shprehin lirisht mendimin e tyre në mediat sociale. Kjo ndoshta vë në dukje fuqinë më të madhe të popullit amerikan: jo vetëm që çdokush mund të thotë lirisht atë që mendon – por çdo katër vjet, ata mund të vendosin se kush do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë dhe se kush do ta dekorojë atë.

Një cunami ka goditur ishullin Stromboli në Itali duke shkaktuar një valë rreth një metër e gjysmë të lartë. Cunami u shkaktua nga një shkëputje e llavës së vullkanit.

Alarmet ranë në ishull, por, sipas hetimeve të para nga Mbrojtja Civile, nuk raportohet për dëme.

Cunami ndodhi dje rreth orës 16:20, kur një shkëputje nga rrjedha e llavës së vullkanit Stromboli ka gjeneruar një valë cunami 1.5 metër.

Në ishull sirenat hynë në veprim për të lajmëruar popullatën. Nga kontrollet e kryera nuk u raportua asnjë dëmtim në njerëz apo sende.

Departamenti do të vazhdojë të ndjekë evoluimin e ngjarjes në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe Ingv”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes civile italiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button