Lajme

Në balotazh me Këlliçin/ Reagon Alimehmeti: Garë e bukur dhe pozitive

Raundi i parë për Bashkinë e Tiranës në primaret e PD kaloi në balotazh mes deputetit Belind Këlliçi dhe mjekur Ilir Alimemeti.

Ky i fundit, pas shpalljes së rezultatit, e cilësoi garën të bukur dhe pozitive.

Në një postim të shkurtër në Facebook, Alimehmeti  ka falenderuar të gjithë demokratët që morën pjesë dhe i besuan votën.

“Pas një gare të bukur dhe pozitive me kolegë demokratë të nderuar, raundi i parë kaloi me balotazh.

Faleminderit të gjithë juve që më mbështetët, më votuat dhe më kualifikuat për raundin e dytë më 11 dhjetor 2022!

Faleminderit shpirtit të bukur të të rinjve që m’u bënë krahë në çdo moment!

Sonte pushojmë, nesër rifillojmë!”, shkruan Alimehmeti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button