Sport
Skandal në futbollin serb, drejtori i klubit të Beogradit kapet me 115 kg kokainë të ardhur nga Amerika

Ish futbollisti serb, Dushan Petkovic aktualisht drejtor sportiv i një klubi futbolli në Serbi është arrestuar pasi u kap me 115 kg kokainë në kuadër të një operacioni të Europol.
Mësohet se në total janë arrestuar tetë persona, duke përfshirë edhe ish-asin e Wolfsburgut.
Nga mediat e huaja raportohet se 48-vjeçari dhe kolegët e tij thuhet se kanë ndihmuar në organizimin e importit të kokainës në Evropë nga Amerika e Jugut.
Në bashkëpunim me policinë serbe kanë mundur të kapin bandën pasi lënda narkotike ishte rrugës për në qytetin belg Arlon nga Roterdami.