Lajme
Samiti i BE në Tiranë, Presidenti i KE: Hap i rëndësishëm, do nënshkruajmë marrëveshjen për…

- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është shprehur se mbajtja e samitit të BE në Tiranë është një takim i rëndësishëm simbolik dhe tregon angazhimin e tyre për të forcuar bashkëpunimin me rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Do të jetë një takim i rëndësishëm simbolik, hera e parë që e mbajnë samitin këtu. E ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor në BE, do nënshkruajmë marrëveshje për tarifat roaming.
Ky është hap i rëndësishëm, Gjithashtu edhe mbështetja për Ballkanin Perëndimor për krizën energjetike, tregon angazhimin tonë për të forcuar bashkëpunimin me rajonin.
Është një moment i rëndësishëm. Kjo është një etapë konkrete e afrimit me rajonin”, tha Charles Michel.