Lajme

Parashikimi i motit/ Temperaturat rriten në mesditë, por darka rezervon ”surpriza”

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës pritet që të sjelli zhvillim të përkohshëm të vranësirave kryesisht në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Qendrore duke gjeneruar reshje të pakta shiu.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë Celsius deri në 19 gradë Celsius.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor –Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në pothuajse gjithë kontinentin Europian, duke sjellë reshje dëbore në gadishullin Skandinav dhe pjesërisht Europën Qendrore.

Gjithashtu në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut paraqitet Europa Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa në dominimin e motit të qëndrueshme do të jetë Lindja e kontinentit.

Kosova

Republika e Kosovës pritet të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat parashikohet të zhvillohen herë pas here duke gjeneruar reshje të pakta. Reshjet në Kosovë do të jenë shiu dhe dëbore në zona të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut mbetet në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Pjesa e parë e ditës do të ketë orë të shumta me diell. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të shtojnë vranësirat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button