Bota

Përplasen trenat, mbi 150 të lënduar në Barcelonë

Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën në periferi të Barcelonës, thanë shërbimet e urgjencës, raporton BBC.

Përplasja ndodhi rreth orës 08:00 me kohën lokale në një stacion në rajonin verilindor të Katalonisë të Spanjës.

Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën derisa njëri ishte i parkuar në stacion.

Ende është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti.

Zyrtarët e urgjencës thanë se përplasja ndodhi në stacionin “Montcada i Reixac – Manresa”, rreth 12 km nga qendra e qytetit.

Ata shtuan se 150 persona ishin lënduar lehtë, ndërsa pesë të tjerë janë “në gjendje pak më të rëndë”. Nga këta pesë, tre janë transferuar në spital.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button