Lajme

Vizitoi 12 shtete për 6 muaj me biçikletë, kush është 54-vjeçarja që u dënua me 13 vite burg

Xhuljeta Çuka është shqiptarja me një histori të veçantë. Në 1989, ajo u dënua me 13 vite burg nga komunizmi, pasi shpërndau trakte kundër regjimit në Shkodër, mirëpo fal amnistisë bëri vetëm 2 muaj.

Më pas, Xhuljeta u konsideruar e vetmja grua që hyri në ambasadën italiane e pashoqëruar, pasi për disa muaj nuk pati kontakte me familjarët.

Së fundmi, ajo është një çikliste, që ka zgjedhur të shëtisë botën me biçikletë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Çuka tregoi historinë e jetësn së saj. Mirëpo, ajo u ndal edhe te udhëtimet e saj me qenin e saj, ku për 6 muaj ka vizituar 12 shtete.

Unë punoj me sezone, sezoni i dimrit dhe verës dhe të gjitha pushimet mes tyre udhëtoj. Intenerari ndryshon edhe rrugës, një kuriozitet ishin vend e lindjes, komuniste. Më la përshtypje që nuk kishte bunkera, dukeshin si të braktisur, nga ana tjetër ishte ndërthurur modernia.

Mua nuk më tremb e panjohura. Sepse tani nuk ka më as harta të shtypura nëpër zyrat e informacionit, janë në google. Fle dhe ha në çadër.

Marr shumë gjëra me vete zakonisht, por edhe blej. Këtë vit koha ka qenë shumë e bukur, vetëm këto ditët e fundit u prish. Gjatë kohës që zë shiu, lëviz, vetëm nëse jam rrugës dhe ndaloj.

Një herë jam rrëzuar, kam vrarë gjurin dhe mund desh të mos ecja, por ja kam dal”, tregoi ndër të tjera 54-vjeçarja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button