KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

PUSHKA E AVDYL UKËS ISHTE NJË KRISMË QË I ZGJOI NGA GJUMI SHUMË PATRIOT TË IDEALIT KOMBËTAR

Nga: Hysen Ibrahimi

 

Suedi, Förslöv, 5 dhjetor 2022

Sot më 5 dhjetor 2022, doli nga shtypi libri i titulluar ”HERO I DËSHMUAR I ATDHEUT” 2, autor z. Hysen Ibrahimi, analizë studimore mbi veprën ”MBROJTJA E PRAGUT TË SHTËPISË” Prishtinë, 2018, që përfshin periudhën e ngjarjes historike të ndodhur më 22 qershor 1991 në Vushtrri.

Analiza studimore në këtë libër, nxirret nga dy vëllimet e librit të titulluar ”LOTI MBETI NË GJIRMË TË ZEMRËS” 1 (2012) dhe 2 (2013) të autorit Avdyl Uka, për t’u shfytëzuar më pas nga studiues dhe lexues vendorë dhe të huaj (pasi të përkthehet vepra në gjuhë të tjera). Gjatë kësaj periudhe, fillimvitet e 90-ta, fillon rezistenca e parë e armatosur, pikërisht me idenë se shqiptarët duhet mbrojtur pragun e shtëpisë. Ishin shenjat e para në këtë dekadë, se shqiptarët mund të tolerojnë për një kohë të caktuar, por jo edhe deri në pafundësi nën regjimin diktatorial të Serbisë sllave. Makineria e këtij pushteti barbar kishte shkuar shumë larg për shfarosjen e një populli, pikërisht me planin për spastrime etnike. Kjo u dëshmua më vonë, kur pushtuesi serb i detyroi të shpërngulen afër 1.000.000 (një milion) shqiptarë, që kishin mbetur në Kosovë, sepse një pjesë ishin të burgosur, një pjesë të përndjekur dhe të detyruar të mërgonin jashtë atdheut dhe një pjesë të vrarë; kudo që ndodheshin, si në vendlindje, gjatë shërbimit ushtarak e besa edhe me mercenarë kanë vrarë shqiptarë në mërgim siç është rasti i heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Kadri Zeka, Musa Hoti e shumë të tjerë.

 

Pushka heroike e Avdyl Ukës ishte një krismë që i zgjoi nga gjumi shumë patriotë të idealit kombëtar. Kjo pushkë kishte një mesazh që duhej të përgaditeshim, që të mbulohej tërë Kosova me përgatitje luftarake, sepse kishim të bënim me një kundërshtar i cili çdoherë kishte manovruar dhunë, terror, burgosje, derisa filluan të hynin edhe nëpër shtëpi shqiptare.

Mirëpo, atdhetarët si Avdyl Uka më 1991 dhe më vonë edhe atdhetarë të tjerë, e detyruan serbin të bindet se shqiptarët janë një popull që nuk duron okupatorë.

Fragmente nga libri: ”Do të nisemi nga fakti kur Avdyl Uka, tani Hero i Dëshmuar i Atdheut, kishte vendosur të qëndronte, jo se i frikësohej çetnikut serb, por ai me të drejtë e mendonte familjen, fëmijët, sepse vërtet ishin në rrezik të vriteshin nga çetniku serb, 14 fëmijë nga mosha 2 muaj deri në 13 vjeçar dhe të rritur 13, gjithsej 27 anëtarë. Kjo patjetër se e detyronte Avdylin të mendohej mirë se si do t’i vinte fundi. Mirëpo, kur Avdyli e mendoi mirë dhe e krijoi bindjen se çetniku me forcë donte t’i tubonte të 27 anëtarët e familjes në një dhomë dhe t’i likuidonte duke ua humbur edhe gjurmët, duke e kallur edhe shtëpinë, atëherë llogaria e Avdylit doli e thjeshtë: ose të sakrifikohej Avdyli duke e likuiduar shkjaun me plumb në ballë, ose të likuidoheshin 27 anëtarët e familjes. Avdyli, me guximin e tij, me shumë të drejtë u përcaktua për të parën, pra që ta likuidonte atë fundërrinë barbare çetnike për ta shpëtuar familjen e vet. Kështu edhe ndodhi më 22 qershor 1991 në Vushtrri, kur pushka e Avdyl Ukës mori jehonë, u dëgjua larg, shumë larg.

Çdo shqiptar që e pati dëgjuar këtë pushkë duke e mbrojtur pragun e shtëpisë, pati thënë: ”Të lumtë pushka, o Avdyl Uka, për ne je shndërruar hero i dëshmuar i atdheut, e Zoti të ruajttë.” Kjo krismë si duket zgjoi nga gjumi, që për mesazh, ndër të tjera, kishte atë se shqiptarët duhej të luftonin për ta mbrojtur familjen, identitetin e tyre, kulturën, gjuhën dhe zakonet shqiptare dhe, mbi të gjitha, duhej ruajtur tërësia territoriale e Dardanisë dhe trojet etnike shqiptare. Populli serb aq është një popull gënjeshtar, saqë ata vetë e kanë pranuar dhe jo vetëm kaq, ata e pranojnë se janë një popull gënjeshtar i skajshëm, saqë edhe gënjeshtrave të veta, duke i përsëritur çdoherë, ata u besojnë. I tillë është ky popull barbar. Kështu çetniku serb ka dashur që ta bënte masakrën mbi këtë familje atdhetare dhe pastaj ta gënjente popullin se kjo familje ishte vrarë nga vetë shqiptarët. Se janë gënjeshtarë të mëdhenj, këtë e ka ditur shumë mirë Avdyl Uka, por për ta dëshmuar se vërtet janë gënjeshtarë të mëdhenj, këtë e ka thënë më së miri Dobrica Qosiq, shkrimtar, anëtar i Akademisë së Shkencave Serbe, ish-president, “babai i kombit serb”, i cili ka shkruar kështu, origjinal në gjuhën serbe, citat:

Osvanuli plakati sa tekstom Dobrice Ćosića: „Laž je srpski državni interes“

Dobrica Ćosić, književnik, član SANU, bivši predsjednik države, „otac srpske nacije“, napisao je sljedeće:

„Mi lažemo da bismo obmanuli sebe, da utešimo drugoga; lažemo iz samilosti, lažemo iz stida, da ohrabrimo, da sakrijemo svoju bedu, lažemo zbog poštenja. Lažemo zbog slobode. Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije.

Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno.“ -„Laž je srpski državni interes.“

-„Laž je u samom biću Srbina“.

-„U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“

-„Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž…“

Përkthimi në gjuhën shqipe:

„U shfaqën postera me tekstin e Dobrice Qosiqit:

“Gënjeshtra është interesi shtetëror serb”

Dobrica Qosiq, shkrimtar, anëtar i Akademisë së

Shkencave Serbe, ish-president, “babai i kombit serb”, ka shkruar kështu:

“Ne gënjejmë për ta mashtruar veten, për ta ngushëlluar tjetrin; gënjejmë nga keqardhja, gënjejmë nga turpi, për të inkurajuar, për ta fshehur mjerimin tonë, gënjejmë nga ndershmëria. Ne gënjejmë për lirinë. Gënjeshtra është një formë e patriotizmit serb

dhe një konfirmim i inteligjencës sonë të lindur. Ne gënjejmë në mënyrë krijuese, imagjinative, shpikëse.

– “Gënjeshtra është interes shtetëror serb.”

– ”Gënjeshtra është në vetë qenien e një serbi.” ”Në këtë vend, çdo gënjeshtër përfundimisht bëhet e vërtetë.”

– ”Serbët kanë shpëtuar shumë herë në histori nga gënjeshtra…”, fund citati.

Ndërkaq, derisa po e pranonin vetë serbët se janë gënjeshtarë, opinioni publik dhe ndërkombëtar u bindën me thënien e z.Dobrica Qosiq, se ajo çfarë thoshin shqiptarët është shumë e vërtetë. Shqiptarët ishin të bindur për këtë, sepse e kishin përjetuar në lëkurën e tyre, sikurse familja Uka, por nuk arrinin ta bindnin botën për gënjeshtrat e tyre dhe nuk kishin mundësi, përveçse kur duhej krisur pushka sikurse e Avdyl Ukës. Në anën tjetër, kjo pushkë e familjes Uka ishte kërkesë që, përveç të tjerave, të përmbushej objektivi i nevojshëm për institucionet paralele shqiptare kundër pushtetit të Serbisë, që të mendohej dhe të veprohej për formimin e celulave të para të një fronti ushtarak mbarëshqiptar, që nuk do të binte ndesh me platformën politike të kohës së shqiptarëve dhe për t’i dhënë shkas Serbisë për spastrime etnike. Pra, të punohej në formë shumë sekrete, që do ta kishte formën e një lidhjeje kombëtare shqiptare. Kjo mund të bëhej, meqë kishim shtetin amë, Shqipërinë, si vend ku mund të bëheshin përgatitje edhe nga pikëpamja organizative ushtarake. Si shkas kryesor i kësaj nisme, ndër të tjera ishte edhe rasti i Avdyl Ukës, i cili u detyra që ta mbronte pragun e shtëpisë, por pa ndonjë përgatitje që mund të ndodhte diç e tillë, por kjo ishte falë shkathtësisë, trimërisë dhe gjindshmërisë së Avdyl Ukës me babain e tyre Xhevatin dhe vëllezërit Fadilin, Skënderin, Naserin e Zeqirin (Idrizi ishte në moshë të re, vetëm 13 vjeç)…”! – libri vazhdon.

Po kush është Avdyl Uka?

Ai,u lind më 5 tetor 1957, në fshatin Zasellë, fshat ky që shtrihet në shpatiet e daljes së qytetit të Mitrovicës, regjioni i Shalës së Bajgorës, me fjalë të tjera Avdyl është shaljan. Njihet si njëri ndër fshatrat ku më së shumti nxori nga gjiu i saj intelektualë të mirëfilltë, që i shërbyen, jo vetëm regjionit, por tërë Dardanisë Antike dhe Shqipërisë Etnike. Përveç se nxori intelektualë të shkolluar në nivel doktor shkencash, ky fshat nxori edhe luftëtar të denjë që i mbrojtën të drejtat e popullit shqiptar, nëpër të gjitha luftërat që janë zhvilluar deri te lufta e fundit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me komandant Shemsi Ahmetin. Ky fshat është vizituar nga luftëtarët më në zë të kohës si: Azem e Shotë Galica, Isë Boletini, Hasan Prishtina, Ahmet Selaci, Adem Voca, Kadri Bistrica, Ukshin Kovaçica, Bislim Bajgora, Hysen e Imer Kutllovci, e shumë e shumë atdhetarë e dijetarë anë e mbanë Dardanisë. Konaku i tyre ishte në tërë fshatin Zasellë, por çerdhja e ngrohtësisë atdhetare, kombëtare e ndjenjës së sigurisë ishte konaku i luftëtarit dhe atdhetarit Nezir Zasella. Një trim i shkuar trimit, që asnjëherë nuk iu tremb syri nga okupatori dhe që ishte i gatshëm në çdo kohë të ballafaqohej duke luftuar me okupatorin e trojeve tona.

Familja Uka shpërngulet nga fshati zasellë, në Vushtrri, në fund të vitit 1957, ku Avdyli në atë kohë ishte fëmijë vetëm disa muajsh. Pavarësisht kësaj, ai u rrit dhe u brumos në familje me atdhetarinë, bujarinë dhe trimërinë e familjes, si zasellas me virtyte fisnike, burrërore dhe atdhetare.

Nëse do të donim që trimërinë e Avdyl Ukës, ta vlerësojmë në rrafshin konkret, atëherë ideja qëndron se familja Uka, zë vend njëra ndër familjet më bujare, duke dëshmuar vetë vepra dhe mbrojtja e pragut të shtëpisë. Nuk kemi të bëjmë me ide të temave që janë më tepër filozofike, por janë çështje që shihet realiteti, madje edhe mes ideve, trimërisë, veprimit dhe zgjuarësisë të verifikuara, të përmendura, të dëshmuara tanimë nga shumë dëshmitarë.

Në veprën heroike të Avdyl Ukës e kemi një proces tejet interesant, i cili është i shkruar nëpër të gjitha librat e vetë autorit. Aty vërejmë se protagonisti i veprës heroike e atdhetare është frymëzuar nga të parët e tij dhe babai i tij Xhevati, me motive që pothuajse në çdo rast dalin shumë humane, me një zemër të madhe që dëshmojnë për atdhedashurinë që kanë për atdheun. Mirëpo, me rëndësi është fakti se Avdyli, me kohë u formua në frymë të re të lëvizjeve dhe bëri një transformim të ri me vlera të reja kombëtare. Për këtë arsye, gjatë leximit, do të hasim tekste kushtuar këtij atdhetari, që për asnjë moment nuk duhet harruar kanosja e cila ishte evidente nga një makineri vrastare serbe mbi popullin shqiptar dhe familjen Uka. Heroizmi i tij ka qenë gjithëherë i pranishëm, por me kohën bëhet i pranishëm në formë më të pjekur i cili ka vepruar sa herë që e ka kërkuar momenti. I qetë, trim, i dashur, inetelektual, fjalë pak, por me domethënie shumëdimensionale që e karakterizojnë si një njeri vërtet mendjeprehtë, besnik deri në vdekje. Avdyli ishte fëmiu më i madh në familje, që shumë herë e ka luajtur rolin e prindit, pasi që prindërit kishin hy në moshë të shtyrë. Ishte nismëtar i punëve të mira për familjen, ishte mbështetës i çfarëdo inisiative që mirrej për të ndihmuar njerzit me nevojë, pasiqë, familja Uka me ndjersën e tyre kishin arritur të pasurohen. Dora e tyre zgjatej për secilin njeri që kishte nevojë për ndihmë, mos të flasim për ndihma që kërkoheshin për çështje kombëtare, që asnjëherë nuk kanë kursyer, përkundrazi ata ishin të gatshëm në çdo kohë për të kontribuar.

Studimet

Avdyl Uka, pas mbarimit të shkollës fillore dhe të mesme, ai filloi studimet e larta në fushën e matematikës. Ishin kohë të vështira dhe shkollimi kishte një kosto jo të vogël për t’u shkolluar. Avdyli që ishte fëmiu më i madh në familje, pritej ndihma e tij për të ndihmuar familjen. Thjesht kërkohej puna për të rezituar familja. Dëshira e Avdylit për të studiuar ishte e madhe, sepse e dinte vlerën e shkollimit. Për këtë jemi bindur kur në këto kohëra, ai merret me krijimtari, autor i disa veprave. Kjo si dëshmi se ai vërtet ishte i flakët për të studiuar.

Sikurse dashuria për familjen njëzetanëtarëshe, krahas kësaj, dëshira e Avdylit për të studiuar ishte e madhe, ishte një lidhje me studimet që e bartë kuptimin e identitetit të tij shpirtëror për atdhe, madje sikur ta dinte se do t’i nevoitej me kohë, pa ditur se çfarë po e pritnin dallgët e jetës. Po t’i vështrojmë të gjitha lëvizjet e Avdylit deri në ditët e sotme, do të vërejmë se çështja e arsimimit, Avdylin e ka prekur në përditshmëri në të kaluarën edhe në të tashmën. Avdyli, gjatë gjithë jetës ishte preokupuar me pushtuesin serb ndaj ai kishte nxjerr një thënje të pushtuesit: ”Shqiptarë të mirë janë vetëm ata të pashkolluarit, ata që nuk kanë vetëdije kombëtare, që punojnë punë të ndryshme poshtëruese, si sharrëgjinj e punëtorë krahu, si shërbëtorë etj” .

Ndaj, duke e ditur mirë mendjen e pushtuesit, Avdyli së bashku me vëllezërit e tij, si: Skënderin, Zeqirin, Naserin, Fadilin dhe Idrizi, ishin të detyruar që me punë t’i tejkalojnë të gjitha pengesat derisa të krijoheshin kushtet për t’u shkolluar. Ndonëse me një frikë .

Punoi në minierën ”Trepça” në administratë dhe NGB ”Rilindja”

Për punën e z. Avdyl Ukës është thënë dhe është shkruar sa e sa herë nëpër botimet tona, se është një punëtor i dalluar. Tiparin69 më dominues të Avdyl Ukës e gjejmë karakterin e fort njerëzor, i cili mbështet fiksimin në marrëdhënie me njeriun në realitetin kolegial e shoqëror. Që të jemi më konkret, ai din të ndërton, përafron me realitetin duke e konkretizuar me realitetin e kohës. Duke i pasur këto veti, ai ka ditur të gjendet në çdo mjedis, sikurse në punë, në veprimtari e krijimtari. Ka punuar një kohë në minierën ”Trepça”, në flotacion, Tuneli i Parë, në administratë, pastaj disa vite me radhë, pra, deri para largimit nga Kosova, ka punuar në NGB ”Rilindja” si shitës i gazetës ditore në Vushtrri.

Në vitin 1991, pas burgosjes, i ndërpritet marrëdhënia e punës. Një muaj pas lirimit nga paraburgimi, derisa po mbrohej në liri, u detyrua të largohej nga atdheu për të gjetur strehim politik në perëndim.

Pushka e Avdyli Ukës në vitin 1991, që ndodhi për të mbrojtur familjen shqiptare dhe pragun e shtëpisë për të parandaluar çetnikët e Serbisë, të cilët kishin ardhur në Kosovë për të masakruar familje shqiptare, e ndali turrin e tyre dhe kjo u ndalua rreptësisht.

Avdyli, me sakrificën e tij, përhapi lajmin në tërë botën perënedimore se policia dhe paramilitarët serbë kanë filluar të futen nëpër shtëpi shqiptare për të masakruar popullatën civile shqiptare.

Përveç kësaj, ai posa arriti t’u shpëtonte kthetrave serbe doli në mërgim, pikërisht në Suedi dhe prapë e dëshmoi veten prej një atdhetari të vërtetë, ku nëpërmjet veprimtarisë së tij të dendur e mjaft frytdhënëse në fushën e afirmimit të çështjes së Republikës së Kosovës, çështjes shqiptare, sidomos të ndihmave për Kosovën.

Disa nga përkushtimet dhe meritat e tij për t’u dekoruar, ndër të tjera janë edhe këto:

Mbështetës i fuqishëm në hapjen e shkollave të mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Suedi;

Autor i 6 veprave për historinë e vet dhe të tjerëve.

1-Libri: ”Mbrojtja e pragut të shtëpisë” (2009)

2-Libri: ”LOTI mbeti në gjirmë të zemrës”, vëllimi 1.( 2012)

3-Libri: ”LOTI Mbeti në gjirmë të zemrës”, vëllimi 2. (2013)

4-Libri: ”LOTI Mbeti në gjirmë të zemrës”, vëllimi 3. (2014)

5-Libri:”Dëshmorët e kombit, Abaz dhe Isak Ibrahimi”(2019)

6-Libri: ”Nezir Zasella, luftëtar e atdhetar i përbetur”, (2020)

Avdyl Uka, së shpejti do të dal me librin e radhës (roman).

Autor i disa shkrimeve dhe temave të prezantuara në sesione shkencore, organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI- Albani” – Suedi;

Veprimtar dhe njëri ndër themeluesit e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI- Albani” në Suedi;

Vullnetar, pa pagesë, për shumë vjet në krye të Komisioneve në Suedi për të ndihmuar pavarësinë e Republikës së Kosovës;

Përkrahës, veprimtar i denjë dhe kontributdhënës për pavarësinë e Republikës së Kosovës; Veprimtar dhe nënkryetar i zgjedhur në Kuvendin e Parë Themelues të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI- Albani”- Suedi;

Nënkryetar i zgjedhur (për herë të dytë) në Kuvendin e Tretë Zgjedhor i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI- Albani”- Suedi;

Veprimtar i shquar dhe i dëshmuar në të gjitha rastet sa herë që e ka kërkuar nevoja për çështje kombëtare. Në çdo mjedis shqiptar, me një autoritet të veçantë në mjedisin e Bashkësisë shqiptare në Suedi dhe më gjerë, duke qenë tani dhe Nënkryetrar i Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani” në Suedi;

Për tërë këtë aktivitet shumë herë është shpërblyer dhe i janë ndarë shumë mirënjohje, dekorata, falënderime e lëvdata në nivel kombëtar dhe në atë të Suedisë.

SHSHASH, (Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë) “Papa Klementi XI – Albani”, me përkrahjen e shumë mërgimtarëve në Suedi, i ka propozuar kryetarit të komunës së Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, që vepra e z. Avdyl Uka të shënohet në një pllakë historike në shtëpinë e Avdyl Ukës, ku ai ka bërë historinë duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjen e tij në një përballje të drejtpërdrejtë me pjesëtarë të policisë serbe në vitin 1991, vepër kjo e cila parandaloi pilicinë serbe të futej nëpër shtëpitë shqiptare. Historia e familjes Uka është e shkruar në librin e vetë Avdyl Ukës

“Mbrojtja e pragut të shtëpisë”, pastaj në librin “Thesar kombëtar i Mërgates Shqiptare në Suedi” dhe në shumë vepra të tjera të autorëve shqiptarë në Suedi.

Xhafer Tahiri tha se do t’i përmbush me shumë përkushtim këto kërkesa ku do të evidentohen edhe familje dhe raste tjera në Vushtrri.

Në vitin 2019, vendoset pllaka përkujtimore, në shtëpinë e familjes Uka, aty ku ndodhi ngjarja.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button