Lajme

Mbretëria e Bashkuar sanksionon nënkryetarin e Listës serbe dhe dy biznesmenë të tjerë

Mbretëria e Bashkuar i ka vendosur sanksione nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiç dhe Zvonko Veselinoviçit, i akuzuar si lider i një grupi të organizuar kriminal.

Sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kanë për synim aktorët e korruptuar.

“Duke i mbushur xhepat e tyre përmes korrupsionit dhe vjedhjes, aktorët e korruptuar kanë një efekt gërryes në komunitetet përreth tyre – duke minuar demokracinë dhe duke privuar vendet nga burimet jetike për përfitimin e tyre”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.

Milan Radoiçiç, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe Radojcic ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’i dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse, sipas njoftimit të qeverisë britanike.

Zvonko Veselinoviç nga ana tjetër, një biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovë, ka përdorur kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore, shton më tej Mbretëria e Bashkuar.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalim të udhëtimit, si dhe ngrirjen e aktiviteteve. Radoiçiç dhe Veselinoviç janë sanksionuar edhe nga SHBA-ja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button