KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

« GJARPËRINJTË » TANË TË GJAKUT TONË (4)

Shkruan : Muhamet Lush Çetta

NË « IL GALLETO –RITZ CAFFE « NË NJU-XHER SI, , TE VËLLEZËRIT BRUÇAJ…

Derisa po qëndronim në muajin qershor të vitit 1991 në SHBA, kë s’ takoja nga të gjitha trojet shqiptare.Në mes të tjerëve takova një person Zijadin Qira nga Struga e Maqedonisë !Sa ishte interesant, biografia e tij ?

Libri « Qelia numër 11 » ishte botuar si rrëfime të tij, por e redaktuar nga prof. Agim Vinca !Në takim me Zijadin Qirën, ishin edhe Ismet Ukë Sadik Rama nga Gjurgjeviku, Ismet Berisha, kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Nju-Jork, si trashëgues dhe i emëruar nga Xhafer Deva !

Zijadin Qira : « Unë isha i burgosur në Kralevë së bashku me një grup shqiptarësh në Serbi, ku po vepronim tepër ilegalisht !Unë kisha mbaruar akademinë ushtarake në ish-Jjugosllavi dhe punoja në Serbi me Sigurimin e Shqipërisë !Por më zunë dhe më arrestuan duke më dënuar me 15 vjet burgim të rëndë, sikurse edhe disa bashkëveprimtarë të mi ! Paraprakisht isha oficer sigurimi ushtarak në Shqipëri »

Më thanë se ndodhet këtu Mahmut Bakalli ish- kryetar i Komitetit Krahinor të Kosovës.Unë kisha ëndërruar me vite ta takoja dhe ta vrisja…dua ta takoj… »

Kishte njerëz që thoshin se Mahmut Bakalli nuk guxonte të futej në këtë sallë me 600 vende, ku po këndonin këngëtaret Lule Bajra, Sadete Shkodra dhe një këngëtar me mbiemrin Gagica !

Pa një as dy dhe Mahmut Bakalli u fut me tërë atë karizmë që kishte.Të gjithë u ngritën në këmbë dhe po e duartrokisnin !Unë me akademik Mark Krasniqin dhe prof. Kristo Frashërin mo rrinim në një tavolinë të madhe , e cila ishte rezervuar për delegacionin tonë !Po aty ndodhej edhe Zijadin Qira ! Kur erdhi Mahmut Bakalli dhe i pa këngëtaret, e dërgoj një njeri të blinte buqeta lulesh (duke thënë se unë nuk hy ku ka këngëtare dhe të mos iu dhuroj buqeta ;lulesh !Pas një ore i arritën dhe shkoi ua dhuroi lulet të dyja këngëtareve dhe orkestrit ! Me të ngjitur lart për në tavolinën tonë, i tha Mark Krasniqit: « Si iu bleva si nuk iu bleva ashtu e kështu më kanë etiketuqar si kurvar !Marku duke qeshur e ngacmoi Bakallin duke i thënë :”Po valla këtë ta kanë pas » ngjitur » se vërtetë s’ je kurvar !”

Mahmut Bakalli po ,tregonte se si e spiunonte Fadil Hoxha te Titoja se « po të vjen sot ai kurvari » !Në një bisedë sy me sy në vitin 1978/ Titoja duke qeshur më tregoi për këto spiunazhe nga Fadili !Më tha se i kam thënë Fadil Hoxhës se Bakallit i ka hije edhe kjo ! Duke biseduar atëherë me Titon, para se të festonim 100- vjetorin e Lidhjes Shqiptare, më fliste Titoja për gjëra interesante !Kishte besim në mua ! « E dini ju zotëri Bakalli se Fadil Hoxha mban kontakte të përhershme me Enver Hoxhën( ?) dhe se e kanë penguar bërjen e Repulikës së Kosovës në kuadër të Jugosllavisë !Bëja me kokë sikurse po mësoja diç të re , sepse asnjëri s’e dinte se unë shkoja rregullisht në Shqiperi, takohesha me Enver Hoxhën, për të cilin nuk dëshiroj të më flasë keq askush, as për të, as për Ramiz Alinë !!!Kurse për amendamentet e vitit 1974 për Krahinën Socialiste Autonome të kosovës isha hapur kundër ,sepse ngeleshim në varësinë e Serbisë !!!

Iu drejtua Zijadin Qira « Vallahi shoku Mahmut Bakalli aq të konsideroja armik sa që më shkonte mendja edhe t’ju vrisja ».Mahmut Bakalli shumë i qetë e pyeti për veprimtarinë e tij dhe relacionet Shqipëri Kosovë !Kur Zijadini ia shpjegoi ai iu drejtua « Ore njeri , ti qenka dashur të vrasësh veten tënde se paske qenë spiun i dyfishtë » !

Nga aty Zijadini nuk iu nda kurrë Bakallit, gjatë qëndrimit në vizitë të delegacionit tonë në SHBA !

TE ANTONIO ATHANASI, NJERIU QË KONSIDEROHEJ SHIPTARI MË I PASUR NË SHBA DHE ÇFARË MËSOVA NË KISHËN AUTOQEFALE SHQIPTARE « SHËNGJERGJI « NË BOSTON ?

E kishte ftuar këtë delegacion edhe Antonio Athanasi në Boston, pronar i restoranit të tij « PEER-FORT », nëri ndër më të pasurit nga shqiptarët, i njohur në Amerikë !Hiç më pak se 21 veta, nuk ishim në verandën e madhe të këtij restoranti.Athanasi pasi tregoi biografinë e tij duke thënë se ishte një nxënës i Fan Nolit, na zgjoi kurreshtjen me rrëfimet e ngjarjeve të tij !Atë ditë ishte për vizitë zyrtare Ramiz Alia, prersident i Republikës së Shqipërisë !Ishin ngritur grekët dhe po e kundërshtonin lëvizjen e tij me anije të hapur ! »Dhe, nuk duhet ta sponsorizojmë vizitën e këtij presidenti për inat të grekëve ? Pyeste Athanasi !Mahmut Bakalli dhe Rexhep Qosja me mimika pohonin pro pyetjes së Athanasit ! « Na kishte lënë amanet Noli, që të kemi ,kujdesin më të vecantë për Kosovën !Bile duke thënë se ne përherë ngelemi armiq të njëri-tjetrit, Fan Noli, Ahmet Zogu dhe Faik Konica, edhe pse duke qenë kundërshtarë politikë, komunikonin secili me njëri-tjetrin !Urdhëroni vizitojeni Arkivin e Kishës së Shëngjergjit nëse dëshironi t’i lexoni letrat e tyre në origjinal ! Dhe sikur ia rriti mendjen Rexhep Qosjes, duke thënë « Ky burrë më ka bindur për vlerat intelektuale të Kosovës, pra iu drejtua Recxhep Qosjes ! Ky i fundit i bozeqëshur e nxori librin « Populli i ndaluar » dhe ia dhuroi me përkushtim! Mua, meqë isha atje Atë Lionidi me urdhërin e Athanasit, më bëri të mundur të qëndroja aty disa ditë për të gjurmuar dokumentet e këtilla !Iku delegacioni për në Nju-Jork në « il galleto-ritz caffe » te vëllezërit Bruçaj, ku e kishin të reszervuar edhe hotelin !

U kënaqa duke lexuar dosje dhe dokumentacione me rëndësi, nga të cilat i veçova këto :

Fan S. Noli, kishte rënë në gjendje të vështirë shëndetësore, i cili vuante nga tuberkulozi, në Boston !E dinte se Ahmet Zogu e kishte larguar nga pushteti, me ndihmën e Pashiqit dhe të karagjorgjeviçëve nga Beogradi.I zhgënjyer nga sëmundja dhe pamundësia për shërim i shkruan një letër « Mbretit të Shqiptarëve « siç e quante mbretin Zog !

« I nderuari Mbreti i Shqiptarëve Zog, unë po përjetoj çaste të vështira shëndetësore në Amerikë, vuaj nnga tuberkuloza, kam nevojë për ndihmën tuaj ».

Në letrën e tij Ahmet Zogu ia kishte kthyer Fan Nolit : »I madhi Nol, u shqetësova dhe u preka nga lajmet tuaja jo të mira për shëndetin tuaj !Nga sot, keni të garantuar një rrogë mujore të një ministri në Shqipëri »

E merr për plot tre vite këtë rrogë të një ministri në Shqipëri, shërohet dhe vazhdon veprimtarinë e tij në kuadër të shoqatës “Vatra” dhe të gazetës së atëhershme « Dielli » !Me rënien e Ahmet Zogjut nga pushteti, nga italianët, dhe kur ai arrin në Francë, i shkruan letër Nolit : « I madhi Nol, tani kam nevojën më të madhe për ju, të formojmë Mbretërinë Shqiptare në Mërgim » ?!

Noli kishte marr ë vesh se edhe Ahmet Zogu e paskësh dënuar me vdekje Azem Bejtë Galicën, për hir të Nikolla Pashiqit, dhe lëvizje të tjera në dëm të kombit shqiptar dhe i përgjigjet shkurt « I madhi mbret Zog, nuk po merrem më me politikë… dhe se Vatani nuk fitohet nga jasht Shqipërisë » !

Kisha autoqefale shqiptare në Boston « Shëngjergji » ishte një qendër e takimeve të rëndësishme të patriotëve dhe krijuesve shqiptarë në SHBA , Australi dhe Zelandën e re !

Vijon :

SI U ZHGËNJEVA NGA INTERVISTA ME LEKËN E PARË, TË BIRIN E AHMET ZOGUT NË JOHANESBURG TË AFRIKËS JUGORE ?!

 

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button