KosovaLajmeOpinionePersonazh

“GJARPERINJTE “ TANE TE GJAKUT TONE(3)

Shkruan :Muhamet Lush Çetta

“ Ne e kemi ditur se keni probleme me Serbinë, por, nuk e kemi ditur se ne duhet t’ju pajtojmë juve mes vete “

Edhe në vitet më të hershme , kanë ekzistuar përçarje mes veprimtarëve tanë kudo qe kanë vepruar, ngase nihilizmi dhe injoranca, i kanë dërguar drejt në mullirin e armiqve tanë shekullorë !

Por, sipas shumë dokumenteve të arkivave nëpër botë shohim se mes kundërshtarëve politikë megjithatë ka ekzistuar një solidaritet dhe dashuri atdhetare.

Ishte qershori i vitit 1991 !Një delegacion i intelektualëve dhe liderëve të shquar nga Shqipëria dhe Kosova, kishin ardhur në SHBA me ftesën e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe sekretari Xhejms Bejker , kishte organizuar pritje te personi i tretë i Qeverisë amerikane Xhems Huper !Në atë delegacion ishin : Mahmut Bakalli, akademikët Mark Krasniqi dhe Rexhep Qosja, Abdi Baleta ish- ambasador i Shqipërisë në OKB, dr.Kristo Frashëri, njëri ndër historianët e njohur të asaj kohe të Shqipërisë…etj !Ishte hera e parë që hyja si gazetar në State Departement të SHBA- së !Pritja ishte nga Njeriu i tretë i Qeverisë Amerikane Xhems Huper !U befasua delegacioni shqiptar nga « provokimet » ose pyetjet logjike të zotit Huper ?! Para se te hynin në këtë takim akademik Mark Krasniqi i këshilloi anëtarët e delegacionit, që secili të fliste nga fahu i tyre ! »Ti Rexhep (Qosjes) fol nga letërsia dhe gjuha shqipe, nëse ju pyet kush, ti Mahmut(Bakallit) fol si politikan, ti Kristo(Frashëri) fol nga historia, për gjeografinë politike me lejoni mua… » !

Ishte interesante hyrja, por edhe më interesante ajo e zoterisë Huper : »Kush ju ka thënë se Amerika ju përkrah për bërjen e Republikës së Kosovës, dhe për zgjedhjet poskomuniste në Shqipëri ?Jam i njohur me Kuvendin që ju e quani historik në Llukë të Epërme, për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve ? Mos do të ishte më mirë që ju shqiptarët ta bënit në mes jush dhe jo me ceremoni të këtilla ? Dhe, më mirë do të ishte që ata 500 mijë njerëz te Verrave të Llukës, ta mbronin Radio Televizionin e Kosovës, sepse ishte mbyllur me dhunë nga Serbia(çfarë prisnit ju,) siç ndodhi me Estoninë ?! Rexhep Qosja fshinte syzet, Mahmut Bakalli nnuk e merrte shjumë sseriozisht ,sepse menjëherë pas këtij takimi, do të takohej me ish- ambasadorin amerikan në Serbi zotin Zimerman ! Pyetje ose më shumë provokime nga më të ndryshmet rreth Shqipërisë dhe trojeve shqiptare ?! Kërceu prof.dr.Kristo Frashëri, historian nga Shqipëria : »I nderuari zotëri i madh i Shtetit Amerikan, këto gjëra po i përjetojmë me Evropën duke e llastuar Serbinë dhe në dëm të shqiptarëve ! Dhe nëse dëshironi ta bëni kos këtë Euroopë, atëherë edhe ju Ngjyejeni një gisht në këtë çorbë » !!!

Me gjakftohësinë më të madhe zoti Huper, i pyeste anëtarët e këtij delegacioni : »Pse SHBA- së i vijnë kërkesa të ndryshme për t’i përkrahur shqiptarët dhe nuk i vjen një kërkesë mbarëshqiptare ?!

Delegacionin i politikanëve dhe njerëzve të fushave të ndryshme , u nda i zhgënjyer dhe dolën kokulur !!!Posa doli delegacioninnga ky takim me këtë njeri të lartë të Shtetit Amerikan ; Muhamut Bakalli iku për t’u takuar me zotin Zimerman, për të cilin nuk pati informata zyrtare !Që atëherë dhe bile nga viti 1988 disa elementë shqipfolës nëpër SHBA, kishin filluar të bëheshin servilë dhe të ktheheshin kinse pro shqiptarëve të Shqipërisë dhe të kosovës !Disa njerëz ishin projugosllavë, port edhe të Serbisë !Ta zëmë në vitin 1988 qëllova në një familje shqiptare të Kosovës në Hjuston të Teksasit, e cila ishte derë e hapur për të gjithë, pra projugosllavëvt!Aty takova pa dëshirën time një grua Jugosllava Shiroka, e bija e Kolë Shirokës, e cila nuk pranonte të flsnim edhe ne të tjerët mes veti shqip ; por serbisht !Nikoqiri R.T. që tani e quajnë antropolog edhe këto kohë , sikur shtiren se nuk paskan ditur se ky biznesmen ishe edhe ambasador nderi i Jugosllavisë në SHBA, sepse ishte kumbar shtëpie me Kolë Shirokën !Duke qëndruar atë natë tetori të vitit 1988, në shtëpinë dinasti të tij aty kishin qëlluar edhe shumë mysafirë të tjerë nga Kosova, sepse kishin ndikim edhe insitucionet amerikane !Ai kishte cfarëdo dokumentesh, që ilegalisht i mbante në dosjet e tij !? Në një gosti te Azem Vllasi ku shihet se pa « teklif » me shokët e tij po këndonte këngë patriotike shqiptare bile edhe të regjimit të Enver Hoxhës !Atë natë ishin aty edhe Faik Hima, internist nga Prishtina ,që po e shoqëronte në spitalin e njohur të zermrës në Houston !Ishte mik me ish mjekun e Titos, Isidior Papa ! Aty, në vitin 1991, e nuhas se ishte strehuar Agim Mala ish- drejtor i RTP-së, i ikur pas aferës së vjedhjes së parave të RTP- së !Kurse në të njejtën kohë ishte strehuar një Xhevdet Gashi nga Barani i Pejës, arkatar i atëbhershëm i RTP-së.Kur e mora në telefon Agim Malën ne Hjuston te Ramiz Tafilaj, më tha « Të paskan dërguar ata të LDK- së të më gjeni ku jam ?! ».

Derisa po qëndronim atë natë fliste R.T. gjatë me Lekë Shirokën të birin e Kolë Shirokës ,vetëm në gjuhën e setrbokroate ?!?

TAKIMI I PARË ME XHOZEF DIOGARDIN NË KAFENENË E BRUNO SELIMAJT NË NJU- JORK EDHE NË PREZENCËN EDHE TË TAHIR DESKUT, TASHMË I NDJERË !!!

Njëherë e kisha takuar kongresistin amerikan të atëhershëm Xhozef Diogardin në klubin shqiptar « Jusuf Gërvalla » !!!

Ishte i shoqëruar nga shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi !Aty atë natë të vitit 1988 po flitej për përgatitjen e një Rezolute të Parë për Kosovën, në Kongresin Amerikan !E kishin sponsorizuar Shaqir Gashi nga Drenica, Masar Krasniqi, përfaqësues i Diogardit në Zelanden e Re, Xhim Xhema, dhe mërgimtarë të tjerë të Mërgatës së vjetër shqiptare, kryesisht !

Në një bisedë me zotin Diogardi, aimë tha: « Unë e kam filluar veprimtarinë time për shqiptarët në klubin « Jusuf Gërvalla »; të gjithë ishin të « kuq », adhurues të ideologjisë së Enver Hoxhës, por nuk ishin spiunë të UDB-së këtu në Amerikë !Të tjerrët, e quajtur demokratë, ishin të zhytur në shërbimet serbe dhe jugosllave, tani duan ta bëjnë demokracinë » ?! Këtu përmendi një emër të njohur, tashti i ndjerë, nga Rrafshi i Dukagjinit(do të lexoni në shkrimin për festimin e 10 Qershorit, Ditës së Lidhjes Shqiptare të Prirenit, ku vetë Diogardi e tha publikisht) !

I ndjeri Tahir Desku, kishte filluar të pinte tepër dhe po respektobhej nga të gjithë mërgimtarët ! Si mik krijues që e kisha, m’i tregoi arsyet e ardhjes së tij në SHBA !

Vetëm Shaqir Gashi nga Drenica kishte paguar 217 mijë dollarë për rezolutën e parë që Diogardi e kishte paraqitur në Kongres !

Thuhej se UDB- ja i kishte njerëzit e vet në Amerikë, sikurse edhe « sigurimi » i Shqipërisë .Abdi Baleta kritikohej nga mërgata shqiptare sepse i kishte ngopur të gjithë me vlerat e Enver Hoxhës !

« Nëse unë u bëra horë një herë, ju u bëtë dy herë horë »

Po i thonin Abdi Baletës na e kle bërë Shqipërinë lulishte !U bëre hor ë!Baleta iu përgjigjej :po mirë !Unë qenkam bërë një herë duke lavduar Shqipërinë, të cilën e përfaqësoja në OKB !Pse më besonit, pra ju jeni bërë horë dy herë, sepse m’i mbushnit korridoret për të më pyetur « Si është Shoku Enver… » !Mahmut Bakalli, nuk pranonte të fyhej as Enver Hoxha dhe as Ramiz Alia, këtë qëndrim e mbante kudo gjatë 21 ditëve sa qëndroi ky delegacion në SHBA !Nëpër ndeja private dominonte Mahmut Bakalli, i mirëpritur nga miqtë e tij dhe « akraballëku » i gruas së tij nga Dibra , Struga dhe Kërçova !

« Ne s’kemi perspektive, se pse jemi armiq dhe iftiregjinj, kundër njëri-tjetrit .Askush s’do ta besojë dhe se sa kam vuajtur nga Fadil Hpoxha, kur Titoja më donte ?! Nesër vjen ai kurvari në Beograd !!!,Titoja i thoshte « edhe kjo është për burrat ».Pra Tito më donte për karizmën time dhe guximin për ta luftuar nacionaliezmin serbomadh ! Edhe Titoja e dinte pse s’kam qenë pro Autonomisë Socialiste të Kosoës, sepse në vitin 1968 i kishim kërkuar Republikën e Kosovës !Më besoni Titoja para se të sëmurej më kishte thënë « Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha ishin kundër Republikës së Kosovës në Jugosllavi

Ai dëshironte të fliste për organizimin e demostratave te vitit 1981, nuk futej në brendësi duke e përmendur UDB-në.

Vijon

Në « Il galleto-Ritz Kafe » në Nju-Xhersi…te vëllezërit Bruçaj !!!

 

 

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button