KosovaLajme

Po më kërcënojnë fëmijët”/ Deputetja serbe në Kosovë “shpërthen” kundër Vuçiç: Je përgjegjësi kryesor…

Teksa tensionet në veri të Kosovës vazhdojnë, deputetja serbe Rada Trajkoviç ka bërë përgjegjës për situatën presidentin Aleksandër Vuçiç, duke shtuar se jeta e fëmijëve të saj është në rrezik.

Deputetja e cila kundërshton pushtetin në Serbi dhe Listën Serbe në Kosovë, ka shkruar kërcënohen edhe fëmijët e saj, ndërsa janë identifikuar dhe personat që e kanë kanosur.

“Një tjetër njoftim për publikun: që nga dje kanë ardhur kërcënime jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët e mi.

Le të shkruhet këtu: përgjegjësia e plotë për sigurinë e familjes sime dhe të vetes është e Presidentit të Serbisë”, ka shkruar Trajkoviç në Twitter.

Pushteti në Serbi vazhdimisht e akuzon Trajkoviç për bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button