BotaLajme

Të shtëna me armë brenda nje hoteli, tre të vrarë

Të paktën tre persona u vranë në Afganistan sot, pasi persona të armatosur hapën zjarr brenda një hoteli në qendër të Kabulit, i cili frekuentohej nga kinezët tha një zëdhënës i talibanëve afganë.

Të vdekurit janë nga grupi i autorëve.

Asnjë mysafir i hotelit nuk është vrarë, megjithëse dy prej tyre janë plagosur në momentin që tentuan të arratiseshin, tha zëdhënësi Zabihullah Mujahid.

Banorët e zonës raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë, të ndjekur nga të shtëna me armë zjarri.

Sulmi ndodhi në një ndërtesë ku zakonisht jetojnë shtetas kinezë dhe disa të huaj, thanë banorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button