Lajme

Prishtina sonte ndez dritat për festat e fundvitit

Prishtina sonte do t’i ndez dritat për festat e fundvitit si dhe do të bëhet hapja e “Tregut të Fundvitit”, në sheshin “Xhorxh Bush”.

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se hapja do të bëhet sonte (e martë) duke filluar nga ora 19:00.

Ndërkaq, sipas njoftimit, gjatë hapjes do të ketë edhe performanca muzikre nga “String String” si dhe grupi “Okarina”.

“Të nderuar qytetarë të Kryeqytetit, sonte me datë: 13.12.2022 duke filluar nga ora 19:00 në sheshin “Xhorxh Bush” do të hapet “Tregu i Fundvitit” si dhe do të bëhet ndezja e dritave për festat e fundvitit.

Gjithashtu, do të ketë edhe performanca muzikore nga “String String” si dhe grupi “Okarina”. Ejani të festojmë së bashku”, thuhet në njoftimin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button