Lajme

Vdiq brenda shtëpisë së barit/ Kush ishte Mariglen Ruçi? Nga ‘dështimi’ si futbollist në Shqipëri te …

Tragjike është vdekja e shqiptarit Mariglen Ruçit në Britani. 24-vjeçari u asfiksua brenda shtëpisë së barit në Thorndon Gardens në Angli, në orët e para të 12 dhjetorit.

Dosja mëson nga familja e të riut se trupi i tij i pajetë u gjet brenda banesës ku ishte punësuar për të ruajtur bimët e kanabisit, ndërsa për ngjarjen është arrestuar një 44-vjeçar, si i akuzuar për incidentin që mund të ketë shkaktuar zjarrin.

Ruçi jetonte në Britani prej 2 vitesh. Familja nuk kishte dijeni për aktivitetin që 24-vjeçari po kryente gjatë gjithë kësaj kohe me shtëpinë e barit, veprimtari që i mori jetën.

24-vjeçari, në të shkuarën ka luajtur si futbollist në disa skuadra në vend. Që në moshë të vogël, Marigleni ka qenë futbollist për disa skuadra, si Tomorri, Bylisi, Apolonia, Dinamo, Luftëtari apo Vlora.

Futbolli në Shqipëri nuk i hapi dyert të riut, e mesa duket, si shpëtim, Marigleni pa Anglinë dhe lëndët narkotike, si mënyrë e shpejtë për të fituar para.

I ndjeri është vëllai i mesfushorit të Bylisit, Flamur Ruçi. Ky i fundit ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Mariglenit.

Vëllai im do më mungosh shumë! Gjithmonë do jesh në zemrën time gjysma ime“, shkruan Ruçi, i cili ka postuar dhe fotografi me të vëllanë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button