BotaLajme

Pallati përfshihet nga flakët, 10 të vdekur në këtë vend, 5 prej tyre fëmijë

Një zjarr në një ndërtesë shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin, në periferinë lindore të Lionit, mori jetët e dhjetë personave, përfshirë pesë fëmijë.

Në orën 06:30 (05:30 GMT), zyrtarët francezë lëshuan një deklaratë duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në Vaulx-en-Velin.

Katërmbëdhjetë u plagosën, nga të cilët “katër në gjendje emergjence absolute”. Kjo është bërë e ditur nga prefektura.

Zjarri, “origjina e të cilit nuk dihet” është shuar. Shpërtheu pak pas tre të mëngjesit, 170 zjarrfikës punuan për shuarjen e flakëve.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button