Lajme

Raiffeisen Bank” Shqipëri, banka e parë që instalon Panele Fotovoltaike për kursimin e energjisë

Raiffeisen Bank Shqipëri, banka e parë që instalon Panele Fotovoltaike për kursimin/prodhimin e energjisë duke forcuar pozicionin e saj si pionere e zhvillimit të qëndrueshëm në vend.

Raiffeisen Bank nëpërmjet veprimtarisë të saj ka treguar vazhdimisht që është një nga bankat më të angazhuara me një kulturë korporate të fortë në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri

Si një ‘bankier i përgjegjshëm’ objektivi kryesor i bankës, perveç biznesit, është vlera e shtuar afatgjatë që sjell në shoqëri dhe mjedis. Prandaj, strategjia e biznesit, si dhe produktet, shërbimet dhe proceset e bankës janë në përputhje me këtë qëllim.

Këtë e demostron më së miri me investimin më të ri të kryer, instalimin e paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë në Zyrat Qendrore dhe disa degë të bankës.

Nga 15 Dhjetori sistemet e instaluara janë plotësisht në funksion në Zyrat Qëndrore në Tiranë, ashtu edhe në degët Fier dhe Berat dhe së shpejti në Kukës e më gjerë.

Falë këtij projekti me 264 panele të vendosura nëpër njësi, me një sipërfaqe totale prej 1,100m2, arrihet një nivel mjaftueshmërie e prodhimit të energjisë prej 31% (ështe kyrsyer 31% energji), duke shmangur 84,000 kg/vit dioksid karboni të emetur në atmosferë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button