KosovaLajme

Franca përkrah aplikimin e Kosovës në BE: Dialogu me Serbinë, kusht thelbësor për afrimin evropian

Franca i ka dhënë mbështetje Kosovës lidhur me aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, megjithatë i ka bërë thirrje që të vazhdojë me reformat për afrimin me Evropën.

Kështu është bërë e ditur në një deklaratë për media të lëshuar të shtunën nga Ministria për Evropë dhe Politikë të Jashtme e Francës.

Franca ka kërkuar nga Kosova të vazhdojë me reformat në sundim të ligjit e mbrojtje të minoriteteve si dhe e ka përmendur dialogun me Serbinë si kusht thelbësor për afrim me Evropën.

“Franca mbështet perspektivën evropiane të Kosovës, njësoj si atë të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ajo i bën thirrje Kosovës që të vazhdojë reformat e nevojshme për afrimin e saj me Evropën, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Franca do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e ndërmarra në këtë fushë”.

Reklama

Loaded: 14.13%

Remaining Time 7:45
×

“Kosova, sikur Serbia, duhet të angazhohet me përgjegjësi e konstruktivitet në dialog me synim të normalizimit të raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që është kusht thelbësor për afrimin evropian të të dyja vendeve dhe stabilitetin e të gjithë rajonit”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Krerët e Republikës së Kosovës gjatë ditës së mërkurë, më 15 dhjetor në një ceremoni zyrtare, kanë nënshkruar dokumentin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Data e 15 dhjetorit nga udhëheqësit e shtetit u konsiderua historike dhe konfirmim i progresit të Kosovës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button