KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

GJARPËRINJTË » TANË TË GJAKUT TONË

Shkruan: Muhamet Lush CETTA

ÇFARË S ‘DËGJOVA PËR HERË TË PARË NGA INTERVISTA ME LEKA ZOGUN, TË BIRIN E AHMET ZOGUT, NË VITIN 1988

« Me ndihmën e Karagjorgjeviqëve dhe të Pashiqit, e rrëzuam Qeverinë e Fan Nolit… »

Ose : »Shqiptarët e kosovës duhet t’i bijnë Tiranës së regjimit të Enver Hoxhës…kurse mua ma lini në duar Beogradin… »

Fundi i vitit 1988 !Seç më ishte mbushur mendja t’ ia mësyja Leka Zogut të Parë, të birit të Ahmet Zogut.Atëherë ky trashëgues i mbretit të pakurorë të Shqipërisë Ahmet Zogut !Kush më kishte mlotivuar ? Një burrë shumë i ditur Lumjan në Paris !Shefqet Hoxha i thoshin, ish- emigrant i Shqipërisë në Kosovë, që kishte punuar si mësues ndër të parët në fshatin Kabash dhe në disa fshatra të rrethinës së Gjilanit dhe të Kamenicës !Ishte shumë i ditur, me një memorje të fortë !Ahmet Zogu,i cili kishte ardhur në Paris të jetonte, ia kishte lënë amandet të birin e tij të vetëm, Leka Zogun, për shkollim dhe për t’u kujdesur për të i shoqëruar nga një veprimtar i diasporës nga fshati Carrabreg të rrethit të Lipjanit, i cili edhe i mbuloi të gjitha shpenzimet për këtë takim dhe të intervistës me Leka Zogun e Parë Leka I !Quhej Hesat Duga, që atëherë po drejtonte një firmë në Paris, i cili bashkë me të vëllain Ajet Dugën, e ndihmuan Kosovën materialisht derisa edhe shkuan luftëtarë të UÇK- së nga Parisi, në Pashtrik ku edhe ngelën veteranë të luftës, derisa Hesati vdiq në Paris para ca vitesh nga një tumor në kokë,!

Bashkë me Hesatin, po rrinim shpesh te Shefqet Hoxha në Paris !Hesati ishte i bindur që ta vizitonim Leka Zogun e parë, do të ishte madhështi dhe këmbënguli të udhëtonim për në Johanesburg të Afrikës Jugore ku i kishte « çadrat « ky trashëgues i fronit mbretëror të Ahmet Zogjut të pakurorë ! E njihja personalisht gazetarin hulumtues të Radio Televizionit francez (TF1) i cili kishte përgatitur dy dokumentarë për monarkët edhe në Ballkan dhe konkretisht për Ahmet dhe Leka Zogun !Ishte gazetari ose dokumentaristi Frederich Mitterand,i biri i vëllait të-ish presidentit francez, Francois Mitterrand !Meqë njiheshim e takova të pinim kafe në “Trocadero” në Paris !Përherë i shoqëruar nga Hesat Duga ! Na tregoi ku jeton dhe si jeton Leka Zogu i parë, dhe na i dha të gjitha adresat dhe numrat, si dhe na trgoi mënyrën e udhëtimit etj., në shtetin ku po mbretëronte appartheidi !

Ishte udhëtim i vështirë në kohën Kur Nelson Mandela s’ ishte liruar nga burgu ende !Me të arritur në Johanesburg, i thirrem me telefon !U përgjigj bashkëshortja e tij , e cila na tha se për gjysë ore vi e ju marr… Bashkudhëtari,përkatësisht donatori Hesat Dugaj dhe unë po prisnim të frikësuar, sepse po pritej çrregullim i situatës në Afrikën e Jugut !Çfarë s’ mësuam për Aparteidin e atëhershëm në Afrikën e Jugut !Aty jetonin njerezit më të pasur të botës kurse zezakët ishin tërësisht të shtypur !

Erdhi ajo makinë e madhe sic i kishin vetëm të bardhët.Na u prezentua edhe në gjuhën shqipe edhe në frëngjishte !

Ishte me origjinë nga Australia zonja Suzanë !Ajo njihej si bartëse që e mbante tërë këtë familje ! Ishte kontabiliste dhe biznesmene e fortë, e cila e kishte shpëtuar Leka Zogun e parë ne krizat që i kishte në shtete të ndryshme të Evropës, siç ishtin Spanja e Franca që kishin shpallur Leka Zogun “Persona non grata !

Kur u futem brenda e takuam Nezir Spahinë, ky që kishte plagosur Ahmet Zogun në Shqipëri dhe të cilit Ahmetr Zogu ia kishte falur dhe duke i besuar kaq shumë e kishte bërë shef të Oborrit Mbrertëror !

Tani Nezir Spahia s ‘lente gjë pa e akuzuar Leka Zogun e parë i cili nuk po zgjohej nga gjumi !Tani po më kjujtohen fjalët e lumjanit Shefqet Hoxha i cili na kishte thënë në Paris « Kam dëgjuar shqiptarët duke thënë se i biri i Ahmet Zogut është pilot ushtarak etj. mësa jam unë kaq është edhe ky njeri…Mbaroi Shqipëria po mbaron Kosova, kurse ky s’ia prish gjumin vetës !Asnjë provim nuk e ka dhënë në një shkollë në Londër, i ka bërë paratë e babait « Rrush e kumbulla » na kishte thënë Shefqet Hoxha, të cilat i pohonte Nezir Spahija !Derisa Suzana po pëgatitte diç për të ngrënë u zgjjua Leka Zogu I, dhe i përgjumosur e i veshur « kollomoq » me antiplumb dhe dy revole, na përshënderti dhe na i bëri ca pyetje kinse për t’u njohjur !Unë personalisht, kisha një dyshim se ky njeri nuk e dinte gjuhën shqipe !Por e fliste mirë, tamam gjuhën matjane !kisha marrë një incizues shumë të vogël të cilin mendoja ta mbaja në xhep derisa po bisedonim !Miku dhe sponsorizuesi im Hesat Duga ishte pajisur me fotoaparate cfarë të duash ?!Na pyeti « a e hani mishin e derrit » ? Unë iu përgjigja « jo » !Hesati për të mos ia prishur Lekës i tha « Jo, unë e ha s’ka problem » !Ai porositi pesë pizca të mëdha tri prej të cilave i hëngri vetë !Ithashë: “I nderuari Lekë, do të bëjmë një intervistë ose bisedim të gjerë !Dëshironi ta inciezojmë apo vetëm të shkruaj” !Më tha: “ Si të dëshironi ju ! “Filluam nga gjërat më të thjeshta dhe deri thellë në politikën shqiptare, të Ballkanit dhe atë ndërkombëtare !Pasi më foli për aksionet e Xhevdet Mustafës nga Amerika që i kishte bërë sipas tij me nëndetëse, dhe duke e fyer dhe sharë regjimin e Tiranës, filloi me thëniet më të këqija !Siç e dini ose nuk e dini , Fan Noli po shtrëngonte linjën e majtë në Shqipëri !Babai im ishte i djathtë, bashkë me Karagjorgjeviqët dhe Pashiqin e Beogradit dhe kishte valencë të mirë me ta !Falë atyre edhe e rrëzuan qeverinë e Nolit, për të qëndruar në pushtet nga viti 1924 deri në vitin 1939, kur më 7 prill të këtij viti u detyrua të ikte nga Italia dhe të strehohej në gjirin e miqve të tij të Beogradit !Dhe menjëherë iku në Francë, përkatësisht në Paris !

Unë linda në Shqipëri më 6 prill 1939 dhe që nga ajo datë më kishin marrë me vete !Babai im nuk kishte vjedhur Shqipërinë, kishte pak para të mbijetonte !

« Ju shqiptarët e Kosovës, duhet ta sulmoni Tiranën e Enver Hoxhës, kurse Beogradin ma lini mua se unë i bëj zgjidhjet… »

I ndërhyra, në mos po binte kantradiktkor dhe kontravers ?! Nuk pranonte dhe konfirmonte atë që e thoshte !Nezir Spahija rrinte pranë meje dhe cfarë fliste Leka Zogu ; më thoshte me zë të vogël « Qebesa jo kurrë » !Kur njëri nga shtëpia e mbretit e pa Nezir Spahinë se ër çdo gjë po e kundërshtlonte Lekën, m’u drejtua « Të lutem babai është mplakur dhe nuk i kujtohen gjërat, mos e dëgjoni… » !

Zgjati biseda shumë dhe u lodhëm ! Na dërgoi në një restorant nëJohanesburg ku po rrinin vetëm të bardhët !Kur hymë aty ky ishte më i gjati dhe me dy revole, ata që s’e kishin parë kurrë dëgjiheshin duke thënë « mbase po xhirohet ndonjë film » ?!

Nga aty e thirra Frederich Mitterandin të flisnim edhe unë edhe Leka !Ata e zgjatën më shumë !Mbaruam darkën dhe u kthyem në villën e Zogut 2 !Atë kohë kishte marrëdhenie dhe kontakte me Robert Mugaben !Me disa kompani armatimi, sepse ishte i njjohur për trafikim të armëve, siç më thoshte pastaj Frederich Mitterand !

U ndamë të zhgënjyer nga një udhëtim koti !

vijon

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button