Lajme

Përmbytet një tjetër gomone me 50 emigrantë në Britani, detajet e ngjarjes

Një tjetër gomone me 50 emigrantë është përmbyt në La Mansh duke rrezikur një tragjedi të dytë, pas asaj të 14 dhjetorit që la pas të paktën 4 viktima.

The Time shkruan se  Oficerët e Forcave Kufitare shpëtuan 50 emigrantë nga një varkë e dytë që u përmbys në të njëjtën natë kur katër persona vdiqën në Kanal këtë javë.

Pesë nga emigrantët ranë në ujë, por arritën të shpëtoheshin nga autoritetet britanike në kohë, duke shmangur një tragjedi të dytë.

50 migrantët janë dërguar në kampe strehimi e disa prej tyre janë duke marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet nëse në mesin e tyre ka pasur shqiptarë.

Ç’ndodhi më 14 dhjetor?

Në të gdhirë, një gomone që kishte të paktën 50 emigrantë u përmbyt dhe njerëzit përfunduan në ujë.

Katër prej tyre janë zyrtarisht të vdekur, ndërkohë që mediat britanike shkruajnë se numri i viktimave pritet të rritet, pasi katër të tjerë janë ende të zhdukur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button