LajmeShqiperia

Masat për festat e fundvitit në Shqipëri, policia sekuestron qindra kapsolla dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë plasëse

Në vigjilje të festave të fundvitit, Policia shqiptare ka sekuestruar qindra kapsolla dhe fishekzjarrë me fuqi të lartë plasëse, të cilat janë të ndaluara me ligj për përdorim të paautorizuar.

Plani i masave për festa, sipas policisë parashikon kontrolle të vazhdueshme, për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit dhe përdorimit, të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, për të mos rrezikuar qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe jetën e shëndetin e qytetarëve.

Me qëllim krijimin e mjedisi të sigurtë për qytetarët, në prag të festave të fundvitit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar të gjitha strukturave vendore të Policisë, zbatimin me rigorozitet të detyrave të përcaktuara në planin e masave, detyra të cilat konsistojnë në:

Zbatimin me rigorozitet të planeve të përbashkëta me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin (MZSH), për kontrollin, verifikimin dhe zbatimin e rregullave të magazinimit, tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, nga subjektet e licencuara, si dhe

Intensifikimin e kontrolleve në territor dhe në këtë kuadër, ndihmës specialistët e Policimit në Komunitet/SPZ-të, patrullat e përgjithshme, ndihmësspecialistët për kontrollin e armëve, duhet të shtojnë kontrollet sipas zonave që mbulojnë, dhe në rast të konstatimit të shkeljeve, të bëjnë dokumentimin e tyre dhe bllokimin e sendeve të kundërligjshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button