KosovaLajme

​Konstituohet Komisioni Parlamentar për vettingun

Të martën është konstituuar Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, që ndryshe njihet edhe si Komisioni i Vettingut. Detyrë e këtij Komisioni do të jetë administrimi i gjithë procesit të vettingut në drejtësi.

Kryetari i këtij komisioni, Kujtim Shala, derisa shpalosi hapat qe duhet ndërmarrë theksoi se për planin e punës duhet të presin një draft nga administrata dhe partnerët ndërkombëtarë.

Ai tha se për këtë proces duhet bashkëpunim me Qeverinë, Presidencën dhe institucionet e drejtësisë.

“Pas adaptimit të teksteve te amendamenteve qe propozojmë ne dhe qe besoj se aty nuk kemi shumë punë se paku 30 deputetë të Kuvendit mund të propozojnë amendamente kushtetuese që i dorëzohen Kuvendit dhe kryetari i Kuvendit në seancën e radhës e njofton Kuvendin me propozimet dhe kryetari i Kuvendi jo më vone se 7 ditë nga seanca ia dorëzon Gjykatës Kushtetuese ndryshimet kushtetuese të propozuara pas marrjes së vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese, Komisioni për Legjislacion brenda 5 ditëve i miraton dhe i dërgon për seancë propozimet. Amendamentet miratohen me 2/3 përfshirë edhe komunitetet jo shumicë. Ndryshimet e kushtetutës hyjnë në fuqi pas miratimit të Kuvendit të Kosovës”, tha ai.

Adnan Rrustemi nga LVV-ja shprehu gatishmërinë dhe konsensusin për këtë proces me qëllim për t’i dhënë vendit një sistem efikas të drejtësisë.

Nga PDK-ja Blerta Deliu-Kodra tha se kanë kërkuar qe një proces kaq i rëndësishëm t’i kthehet Kuvendit për atë që ka kërkuar Venecia.

Derisa shprehu mbështetjen Deliu-Kodra tha se do të japin kontributin e tyre si parti për punë efikase për këtë proces.

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica tha se për procesin e vettingut nuk ka kohë për të humbur, por që krahas punës në komision duhet që politika të kërkojë një formë për të siguruar votën e Listës Serbe qe nevojitet për miratimin me 2/3 të ndryshimeve kushtetuese për procesin e vettingut.

Ndërsa deputeti i LVV-së, Dimal Basha nuk u pajtua me emërtimin e këtij komisioni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button