KosovaLajme

Një qytetar gjen 100 euro të falsifikuara në sheshin e Kamenicës, policia nis hetimet

Një rast i falsifikimit të parasë është raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.

Policia njofton se një person ka njoftuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro, e cila dyshohet se është falsifikuar.

Rasti bëhet e ditur se ka ndodhur në sheshin “Metush Krasniqi” në Kamenicë, më 14 dhjetor të këtij viti.

“Sheshi ‘Metush Krasniqi’, Kamenicë 14.12.2022 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 € e cila dyshohet se është e falsifikuar”, thuhet në raportin policor.

Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button