KosovaLajme

Shitja e dronëve Bayraktar Kosovës, Vuçiç paralajmëron Erdogan: Do të testojë…

Furnizimi i Kosovës me dronët turq Bayraktar-TB2 do të ndikojë në marrëdhëniet e Beogradit me Ankaranë, tha në një deklaratë presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Nëse Turqia do të dërgojë dronët Bayraktar në Kosovë, kjo nuk do të jetë diçka pozitive dhe do të ketë pasoja në marrëdhëniet tona me Turqinë.

Ne e respektojmë presidentin Erdogan, por kjo padyshim që do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve ”, tha Vuçiç për kanalin televiziv Pink nga Azerbajxhani ku ndodhet aktualisht për një vizitë zyrtare.

Sipas presidentit serb, Turqia sipas të drejtës ndërkombëtare nuk ka të drejtë të armatosë një shtet që nuk ka të drejtë të ketë ushtri, si Kosova.

“Ne duhet të forcojmë mbrojtjen tonë kundërajrore me mjete moderne, do të forcojmë forcat tona ajrore,“ tha Aleksandër Vuçiç.

Deklarata e tij vjen pas një deklaratë të Fikrim Damkës, Ministër i Zhvillimit Rajonal të Kosovës dhe Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës. Damka ka treguar se qeveria në Prishtinë ka prioritet blerjen e dronëve turq.

Ai tha se tashmë janë duke u zhvilluar bisedimet me Ankaranë për blerjen e dronëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button