KosovaLajmeOpinionePersonazhRajoni

« GJARPËRINJTË » TANË TË GJAKUT TONË(9)

KOKËN NË QYTET-TRUPIN NË FSHAT ?!?

Shkruan : Muhamet Lush Çetta

 

« Tuctrimi », në qytetin e Pejës, si nxënës i shkollës së mesme teknike « Shaban Spahija » në Pejë, në gjeneratën e parë të makinerisë ,u regjistrua falë dy arsimtarëve patriotë të asaj kohe, Zejnullah Ismailit i histrorisë dhe Agim Gjikollit, arsimtar i vizatimit teknik, sepse sekretari i atëhershëm i kësaj shkolle, një çetnik nga Doberdoli i Pejës po vuante, sepse po e merrnin shqiptarët komandën ,nuk e kishte regjistruar në këtë drejtim duke i thënë :« Hajt se më mirë është në shkollën e zanatit “që atëherë nuk llogaritej si shkollë e mesme !Filloi i mërzitur këtë shkollë zanati e kur mbaroi gjysëmvjetori i parë me të gjithat pesa,një ditë Agim Gjikolli i thotë, « Ti vetë e zgjodhe shkollen e zanatit, sepse ti je për shkollën e mesme të makinerrisë »Kur i thashë s’më ka regjistruar sekretari Sllavisha, ai s’ bëri një as dy dhe bashkë me Zejnumllah Ismailin me vrap i shkuan në zyrë Sllavishës , « Tuctrimin » e lanë të priste në klorridor !Dëgjohej britma mes tyre, sepse Sllavisha nuk pranonte të më kalonte në degën e makinerisë ! Shkuan që të dytë e thirrën drejtorin e shkollës Sylë Dreshaj, historian dhe patriot nga fshati Vrellë i Istogut !Nuk fliste fare vetëm me mimika donte t’i jepte urdhër sekrertarit, të më kalonte në gjysëmvjetorin e dytë në degën e makinerisë !Kur fillova atje, nxënësit më pritën mirë !Konflikti me sekretarin çetnik vazhdoi derisa e mbaroi këtë shkollë !”Tuctrimi”po e lexonte rregullisht gazetën e përditshme « Rilindja » rëvistën e përjavshme « Zëri i Rinisë » si dhe revistën për fëmijë “Pionieri”, për të cilat edhe shkruante kohë pas kohe ! Në kohën para se të sëmurej për operim, kishte lexuar te “Këshillat e juristit Ali Qosaj në “Rilindje” »nxënësve që bëjnë punë ose praktikë gjatë shkollës u takon libreza e sigurimit shëndetësor ».Meqë i mungonte ky sigurim dhe operimi pritej t’i kushtonte shtrenjtë,e mori atë gazetë dhe shkoi te çetniku Sllavisha , duke i thënë në gjuhën shqipe: “Më takon sigurimi e dua librezën !”Ai u çmend dhefilloi të bërtasë dhe drejt e te drejtori, të cilit iu drejtua me këto fjalë: « Ky do të më sëmurë, si nxënës kërkon librezë shëndetësore, me një copë gazete ?! »Ia tregova drejtorit, e lexoi mirë dhe i tha ia jep librezën se po i takuaka !Ai si më inat ma plotësoi shpejt e shpejt dhe ma hodhi në tavolinë !Me këtë e sigurova vetën që të shërohesha pa para !Pastaj iu bëra mirë nxënësve të tjerë, ata shkonin te Sllavisha t’i merrnin sigurimet !!!Paradite në shkollë, pasdite në punë si shegërt më së pari te zdrukthtari Halim Devolli në Pejë i cili më spjegonte se si e kishin prejardhjen e lashtë nga Devolli i Korçës .Nga aty shumë i lodhur për t’i bërë detyrat, dhe lexuar librat ! I motivuar nga shkrimtarët Ndre Mjeda, Migjeni, Andon Zako Cajupi, lexon cfarë gjente të këtyre shkrimtarëve dhe të tjerëve nga Shqipëria !Një natë vjeshte të vitit 1972, paska ardhur njëfarë Rexhep Matoshi i cili me babain po thirreshin si dajë. !Po flisnin fshehur nga « Tuctrimi » në të cilën bisdedë jo rrallë implikohej edhe nëna ime !Po e dëgjoj Rexhep Matoshin , duke i thënë babait « more dajë ajo çikë dhe familja e saj i kanë vlerë një kali para ».Atëherë nuk duroi dhe ndërhhyrai« Po kush i paska vlerë një kali para ? Mori përgjigje të menjëhershme « Rri ti, vazhdo mësimet e tua… ! »Iku Raxhep Matoshi dhe pas darke vonë ai iu drejtua prindërve !”Unë s’ pranoj të fejohem kaq herët, sepse dua të vazhdoj shkollimin ?!”Mirë, më thanë, shko flij gjumë !!

 

Sikur mora një shuplakë ?!

 

Ishte vajzë shumë e bukur për ta parë, e bukur në atë anë, e një familjeje vërtet të njohur në fshatin Strellc i Epërm i Deçanit .Babi I saj, vella I tre vëllezërve, të shkolluar në atë kohë, por vajzat nuk i lejonin të shkonin në shkollë pas klasës së tetë fillore .Pra thjesht ishte shumë e bukur saqë ky nuk i afrohej, as për së afërmi !Derisa po punonte me frigorifer dhe shiste akullore fruta dhe pije, kur ktheheshin nga bjeshka me familje gratë dhe fëmijët, i tregonin se « ja ky është i fejuari yt » . Nëna ime me motrën time të madhe, duke punuar veshje kombëtare ishin bërë të njohura në tërë Rrafshin e Dukagjinit .Ajo, nëna e nuses, e bukur dhe zonjë e një familjeje të mirë !Ishin njohur dhe lidhur mes vete .Kur e paskan hapur muhabetin, nëna ime kërkonte ta fejionte bijën e tyre për djalin e saj !Edhe ajo dëshironte ta fejonte gocën në Pejë, kurse për çdo gjë pyetej i zoti i shtëpisë, mësuesi Ahmet.Erdhi babai i nuses me pretendim për t’u fejuar, foli me mua dhe më deshi shumë, edhe unë atë si një burrë i ngritur i asaj kohe !E paskan bërë përhajr pa dëshirën time as të nuses, !Në vitin 1974 kur «Ttuctrimi » u operua rëndë.Por i vjenë në spital , babai i nuses në Pejë me djalin e vëllait, dhe i japin përkrahje morale dhe kurajë !!! !Njëherë e kishte lajthitur një kushëriri i tyre, mësues i artit figurativ, i pamoralshën, këtë nusen , me gocën e axhës dhe të tezëss së saj, bashkë me një mbesën e tyre(të cilën mësuesi e kishte nxënëse të dashur, dhe me makinën e atëhershme të tij, “Fiat Zastava – fiqa”, i paqskësh dërguar kinse në internatin e femrave në Prishtinë, aty ku iknin femrat për t’u shkolluar) .Kishte marrë vesh babai i saj dhe i vëllai i tij, i cili ishte mësues shkolle dhe zot shtëpie, dhe i kishin marrë vajzat e tyre !!!Marr vesh se paskan ardhur te babai im për ta treguar me keqaedhje këtë ngjarje duke i kërkuar falje dhe duke e pyetur « nëse s’jeni i kënaqur, na thuani, sepse po ndjehemi se ju kemi tradhtuar ?! »Babai më thirri dhe më tregoi me keqardhje këtë ngjarje dhe më tha « mendo mirë, bëj si të duash, sepse thuhet se “buka e thyer nuk ngjitet më ».Kur kishte marrë vesh nëna i kishte thënë babait « assesi mos ta lëshojmë se mezi po presin ky e ai ta fejojnë… » !U harrua kjo ngjarje dhe nejse u martuan bashkë.”Tuctrimi” kishte dëshirë të studionte diç tjetër nga shkencat shoqërore, por meqë ishte prioritet fakulterti i makinerisë për punësim u regjistrua pas një testimi !Si të jetonin pa të ardhura në shtëpi ? Vëllai I tij I dyte, me emrin Jahja, u detyrua që pas një viti , që po e studionte elektroteknikën, të kthehej në shtëpi për ta mbajtur familjen !Ky i vazhdoi studimet me një varfëri sërish të skajshme edhe pse merrte edhe bursë edhe kredi, më shumë t ‘ua lente familjes ! Nga Peja i ndihmonin nëna dhe motra e tij e madhe me punën e dorës që po bënin !!!

 

Një ditë i vjen vëllai i dytë Jahjaja, dhe i thotë:« Më 31 dhjetor të vitit 1977 e ke datën e martesës » !Ai ishte bërë i dashur te miqtë e « Tuctrimit » duke iu ndihmuar gratis ta ndërtonin shtëpinë !Dhe, ai paskësh parë të motrën e saj më të vogël, bukuroshe dhe ia kishte vënë syrin !Por meqë vëllai ishte i fejuar me një gocë të ndershme të një familjeje të ndershme në Skivjan të Gjakovës, nëna ia kishte vënë syrin motrës së nuses, dhe këmbëngulte, ajo të ndahej nga Jahjaja për ta marrë më të bukurën .Kundër kësaj fiskulture për ta lënë të fejuarën e tij e kundërshtonin babai dhe « Tuctrimi » por një ditë rrezikoi dhe shkoi në shtëpinë e njohur ku e kishte të fejuarën dhe me « trimëri » ua ndau të bijen, përkatësisht motrën, duke gënjyer se ajo qenka shumë më e moshuar sesa ky . Vëllai i saj që ishte patriot dhe i dënuar politik nuk e pranonte këtë lojë !Kurse një kushëriri i tyre i mençur dhe trim i kishte thënë troç « lërë këtë hiç mashkull, unë po i them thyej qafën prej kësaj shtëpie, se do të jetë turp të të bëjmë dhëndër ».Kishte ardhur me gëzim ta lajmëronte nënën dhe motrat që mezi e prisnin, dhe u siguruan se mund ta bëjnë fejesën me kunatën e « Tuctrimit » !Vërtetë gjëra të vështira te tregohen, rrëfehen, por ta mbash të keqen të fshehur është ngulfatje e jetës,prandaj dhe dua të jem kundër « gjarpërinjve « tanë të gjakut tonë »që nga oborri im !!!Kisha ardhur më datën 31 dhjetor 1977 në Pejë nga Prishtina !Dola në pazarin e rrobave dhe bleva një palë pantallona të përdorur, për të hyrë dhëndër , për të çrregulluar ritmin vazhdimit të studimeve, nëherë e përgjithmonë !Dasëm dy javë në shtëpinë tonë në Pejë, në shtëpinë e shokut tim më të afërm të klasës Ishin mbledhur rreth 100 krushq, kurse te gratë tri herë pothuaj më shumë, sepse kishin ardhur gratë e Pejës të shikonin nusen më të bukur që po vinte në Pejë, përveç familjarëve tanë të familjeve të ngushta dhe të gjëra !Të dielën në fillimin e vitit të ri 1978, atëherë u bënë 20 automobila për të shkuar si krushq për ta marrë nusen !Filluan të shtënat te burrat, kurse aplaudimi i grave për nusen “sa një bajrak” !Tani po më kujtohet një thënie e babait të shokut tim, Idrizit, që na rrëfente se si e kishin frikësuar »Si do të dalësh ti një pëllembë njeri dhe ajo mbnretëreshë ?!Kur u martova doja ta shikoja që më të dalë nga qerrja me kuaj ,për këtë hypa në katin e tretë të kullës për ta shikuar nga frëngjia.Kur doli, një pëllëmbë njeri .Po i dëgjoja gratë që po ktheheshin shkallave përpjetë të cilat po,i thoshin njëra- tjetrës » ani ani ska dert se është e shtëpisë së mirë dhe u rehatova… ».Këto na i fliste në prezencën e gruas së tij !Pra edhe unë nxitoja ta shikoja !Më dukej vetja si një mizë afër saj !Kur hyra dhëndër, e shoh se më kishte sjellë edhe gazetat në të cilat kisha shkruar.U pëlqyem dhe u deshëm kaq shumë saqë për muaj të tërë hanim në një pjatë !Filloi të më linte interesimi për provimet e vitit të dytë ,sepse u dashurova.

 

KUSH E LARGOI NGA PUNA NE RADIO PEJE DHE KUSH E KTHEU”TUCTRIMIN”?!

 

Pasi ia kishin mar te drejten e imunitetit qe te mos shkruante me per gazeten “Rilindja”u shpall I papershtatshem politik ne Istog, pas pese viteve te punes se tij.Akuzat ishin nga me te endat, ne mesin e te cilave edhe pergjegjesia e tij, se me shkrimet e tija paska ndikuar ne shpernguljen e mbi 150 cfamilje serbo malazeze nga kjo komune!As redaksia e gazettes Rilindja me kryeredaktorin Maksut Shehu nuk e qanin koken ta mbronin sepse I thonin “Po Rilindja eshte organ I Lidhjes socialiste te Kosoves!E kishjin angazhuar shoket e tij ne Radio Peje!Ish drejtorit te e Radio Pejes, ne ate kohe I paska shkuar nje leter urdherese nga Sherebimii Sigurimlit Shteteror I Pejes me kete permbajtje :”Muhamet Cetta eshte I paparshtatshem te shkruaj ose te flas ne mediat e Kosoves!Thuani le te mos vij me le te thote e ka djalin e semuar”!Kalon nje muaj, kalojne dy, po bredhte rrugeve nuk kishte te ardhura ti mbante femijet!E therrisnin nga Radio Peja koleget pse spo vie ne pune, sepse drejtori as qe kishte guxuar ti tregonte askujt!E pyeste goca e tij e dyte”babi pse spo shkon ne pune?”Ai I pergjigjej “Jam ne pushim”!Kur kaloi edhe muaji I dyte, serish e njejta e pyeste “po sa zgjat pushimi babi”? Ai vetem merzitej edhe me shume!Nje dite me takon nje shoku dhe miku im qe kaq shume e rrespektoja dhe mu drejtua “Pse ti spo vjen ne pune, most e kane largjuar?!Ai quhej Sadri Morina ish korrspondent I TVP ne peje me rrethine por qe kishte autoritet te madh!Biles ishin te bindur se ne mos ishte vella i Rrahman Morines, dhe hapte rruge kudo!Kur I tregova se nje Xheladin Beqiri I Sigurimit Shteteror te Pejes I paska dhene nje leter urdherese qe”tuctrimi” te largohej nga puna se eshte I papershtatshem!U shtang dhe duke I ardhur keq, me tha “hyr ne makine!” Dhe turr e vrap ne ndertesen e Sekretariatin e puneve te brendeshme ne Peje!As qe na ndaloi kush ne hyrje sepse e njihshin!Drejt trokiti ne deren e Asllan Sllamnikut, ish shef I Sigurimit Shteteror te Pejes, dhe mua me vete!E filloi ashper me Asllanin “A po e njeh kete njeri?”Ai ju pergjigj “Jo”! Po si njeriun qe se njihni e qitni nga puna e te mos I tregoje askujt?!Ky eshte filan fisteku te cilin para dy muajsh e keni larguar ,nga puna dhe e keni lene rrugeve!!!Ai sberi nje as dy dhe ma kerkoj numrin e tel ne shtepi, dhe me tha shko se te therras!Bali Sadri skic e quanim ngeli aty!Te nesermen ne mengjes me thirri vet Asllan Sllamnikui dhe me tha qe tash mundesh te shkosh ne pune!!!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button