KosovaLajme

Haradinaj dënon sulmet e vazhdueshme ndaj gazetarëve në veri: Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmet e gazetarëve nga serbët në veri.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj tha se Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë!

Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it”, tha ai.

Haradinaj ka kërkuar nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në mënyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet.

Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, shkroi Haradinaj.

Sulmin ndaj gazetarëve, të hënën e ka dënuar edhe Bashkimi Evropian dhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button