KosovaLajmeOpinioneRajoni

« GJARPËRINJTË » TANË TË GJAKUT TONË(10)

« ALAMET » DREJTORI i OKPB « FINAL » ME EPILOGUN MË TË KEQ ?!

Pasi e kishin ,kthyer në Radio Pejë, pasmuhtaj e larguan sërish « Tuctrimin ».Duke ia ndaluar punën kudo në media !Kishte rënë në hall !Ishte shumë mik i mirë dhe i respektuar me vëllezërit Shoshi, të cilët pas Kariçëve , e formuan organizatën kontraktuese të punës së bashkuar »Metohijamont » me seli në Banjë të Pejës, komuna e Istogut, që në vitin 1981 ishin punëtorë të devotshëm, të cilët që para shumë vjetëve punonin në ish- Republikën Demokratike të Gjermanisë !E formuan dhe u bënë të mëdhenj sa që mbanin edhe komunën e Istogut me rroga mujore, si huazime !Filluan nga zeroja dhe me siguri të plotë në këtë biznes !

Ndër më të përkryerit dhe të mençurit, ishte vëllai i tyre i madh, Xhevdet Shoshi, i cili tani është pronar i Ndërmarrjes për rehabilitim « Ilixha » e Banjës së Pejës !Ne njiheshim (anipse Xhevdeti kohët e fundit nuk e pranon se jemi edhe të afërm, ngase dajët e nënës sime dhe nëna e tyre, ishte mbesë e shtëpisë së Nimon Demëve të Llukës së Epërme !Po shkruaja në favor të tyre, sepse e meritonin !Një ditë të vitit 1981 më ndalon në pallatin e « Rilindjes » tashmë i ndjeri Ismail Bajra i cili ishte edhe kryetar i Këshillit botues të “Rilindjes”, i cili shpesh më jepte leje të botoja artikuj kundër shovinizmit serb !Më tha « Më duket se një organizatë kontraktuese të« Metohijamontit »je duke e afirmuar për së tepërmi ?! Unë i thashë se janë ,më të fortët në komunën e Istogut. Më tha duke m’u ngërmuar:”Sipas teje çfarë do të thotë « Metohijamont » ?! A s’paskan pasur mundësi ta emërojnë « Rrafshi i Dukagjinit », por Metohijamont !Pastaj e di ti se babai i tyre Hajdar Shoshi është i përjashtuar, sepse kishte qenë bashkëpunëtor ose i njohur për të keq, në kohën e Rankoviqit… këta janë të bijtë e tij, kanë punuar në Beograd dhe tani e kanë gjetur Istogun, pra mos shkruaj më për ta »

Po sa më shokoi “urdhri” i tij !Ai ishte katil për serbët në Istog, sikurse edhe Mahmut Bakalli dhe udhëheqës të tjerë të ngritur nga shqiptarët.Në Istog ishte situatë e keqe politike, serbët kishin filluar ta ngrinin kokën, çetnikët !

Meqë rrinim bashkë me vëllezërit Shoshi kudo , ia hapa këtë çështje Xhevdetit…i t

thashë pa keqkuptim këtë rast me Ismail Bajrën !M’u përgjigj me shaka dhe në mënyrën bindëse ! »Oh këto etiketa na kanë dëmtuar edhe ne, fëmijët e tij.E kam ,provuar ta zbuloj vetë, bile edhe kur vdiq Rankoviqi në vitin, 1983, e kam ruajtur vetë mos shkonte në varrimin e tij, sepse çfarë s’flitej për babain tonë, askush një fakt s’e ka dhënë se dikujt i ka bërë keq !Ti bëj si të duash, për ne ke bërë boll, mos e humb punën për ne » !

Kah nuk shkoja me vëllezërit Shoshi, kudo nëpër ish-Jugosllavi, të cilët më kishin dhënë shumë inspirime për bisnesin vendas dhe atë evropian !

Çfarë nuk mësoja, gjëra të mira, me ta !Ishin shumë humanë dhe solidarë !

Në ditët kur po flitej të më merrej imuniteti, të mos shkruaj më për gazetën “Rilindjja”, u treguan të zotët dhe më thane: « Sa për një rrogë për ekzistencë ta japim ne ose të ndihmojmë, mbase për themelimin e një OKPB të re në emrin tënd, por t’i degjosh këshillat tona, të punosh për vete dhe familjen tënde, sepse ti s’ke mundësi të zgjidhësh rastet sociale , sepse vetë je në pus » Asnjë këshillë të mirë të tyre nuk e zbatova !E kisha regjistruar ndermarrjen, i kisha punësuar 19 punëtorë nëpërmjet ish- BVI-së së Punësimit, por puna askund ?!

E njihja Hilmi Muhaxherin, i ndjerë tani dhe ish-drejtor i Fabrikës së Peliqeve në Pejë !Më thotë « tungjat jeta shoku gazetar, si je » ?.I them « mos gabo të më thuash gazetar, sepse jam bërë drejtor… ! Më tha « Hajde hajli ,koftë ! «

U ulëm dhe po bisedonim. I tregova si u detyrova dhe i thashë se i kam 19 të punësuar dhe punë për ta s’kam !Më tha: Silli nesër ne fabrikën tone, t’i angazhoj menjëher! Eu, thashë, çfarë gëzimi ?! Më pyeti a ke para për fillim, i thashë: “Asnjë dinar !Më dha një çek të barriruar 500 millionë dinarë, dhe fillova !Në të vërtetë në këtë rrezik isha futur edhe për dy vëllezërit e mi që ishin të papunë !Mora punë nëpër Prishtinë, Podujevë dhe kudo !Por kush më vinte për ndonjë rast varfërie i punësoja, lëre më njerëzit e mi ?!

Vitin e parë e mbarova me sukses dhe per dy vjet i bëra 50 të punësuar, asnjë serb !Vinin mediat e Kosovës për intervista, më gjeninn nëpër objekte pune !Shpenzoja pa kontroll, prandaj e arrita epilogun më të keq !Meqë i kisha marrë huazim 1000 marka Xhevdet Shoshit para se të themeloja ndërmarrjen, sepse isha në krizë, sapo e formova ndërmarrjen « Final » m’i kërkoi dhe ia ktheva .Nuk na shkonte mbarë muhabeti, nuk e dija atrsyen e vërtetë, sepse duheshim shumë, por sa isha gazetar ?!?

Më kishin gjetur një punë të vogël për fillim, por m’i ndaluan më shumë se 10 perqindëshin, si ishim marrë vesh ?! Kudo fajin e gjeja tek unë !Shkathtësi kasha, mjaft njerëz të fortë, por s arrita ta përballoja, sepse si duket vetë e bëra veten « t’i zbres pelës nga bishti » !Hyra në një afire, për të cilën me ishte lutur nëna ime që të mos “përzieja” me njerëzit e mi për biznes .Por, nuk e dëgjova, sepse frikësohesha të mos ngel pa punë !Bëra një kontratë me një dajën e nënës sime t’ia ndërtoja shtëpinë për rreth 100 mijë marka gjermane, nga të cilat 92 mijë m’i kishte dërguar në llogarinë e ndërmarrjes, shyqyr që s’kisha gabuar që mos t’i merrja para kessh , siç :më propozonte vetë ai .

Me këtë e prisha punën e « FINALIT » !E kishim blerë tërë materialin, sipas inxhinjerit të tij mbikëqyrës, por punët shkonin ngadalë !Ai ishte tip neurotik dhe i lidhur me policinë në Pejë, të cilët i korruptonte me para nga Gjermania !I prishëm raportet nip e dajë !

Mu në atë kohë më vinë dy inspektorët famëkeqin të Sigurimit Shtetëror të Pejës Istref Sadiku dhe Demë Mujaj, të njohur si zullumqarë !Kishin filluar hetimet që të më akuzonin, pse nuk i kisha punësuar pesë serbë të kthyer nga Serbia sipas urdhrit të organizatave të atëhershme politike të Pejës ! Së pari më gjetën një konjak “SkËnder Beg” nga Shqipëria dhe më pyesnin kot për kontaktet e mia me dikë nga Shqipëria !E kisha punësuar një administratore malazeze e cila fliste mirë shqipen dhe m’u gjend në situatën më të rëndë !Vinin njerëzit badihavagjinj në kohën e drekave dhe të darkave, ti qerasja !

Duke e parë kapitullimin tim me « FINALIN », më mban për një bisedë të gjatë dhe kofidenciale Sadri Morina,i biri i Nuk Velisë nga Gllareva, të cilin e respektoja më së shumti nga të gjithë të tjerët, sepse më kishte ndihmuar në momente shumë të vështira !Kisha dëgjuar për vëllezërit Sylë dhe Adem Dushi nga Pogragja, si tregtarë dhe esnafë të asaj kohe !Kur ishim njohur me Sadriun më shumë, më kishte treguar se i kishte daja, vëllezër e nënës së tij.Edhe më shumë e respektoja !Ai m’u drejtua « Ore zotëri, a ke nga të ikësh jashtë Kosovës më shpejt, sepse sipas një mbledhjeje te Komitetit për siguri , je në listën e atyre që do të dënohesh mbase edhe mbi 10 vjet për shumë arsye që t’i kanë grumbulluar !?

Më luti që sa më shpejt të ikja, mundësisht edhe përtej oqeaneve !

Ajo sekretarja që punonte tek unë u tregua besnike deri në ikjen time, duke ua ndërprerë rrugën serbëve që më kishin rënë në qafë !Më dha një ide « A ke dikë në SHBA që të dërgojë një ftesë që si drejtor i « FINALIT » të shkosh për një specializim dymujor ? Atje kisha të vëllain e shoqës sime në Texas, të cilit ia kërkova një gjë tëtillë dhe ai këtë ma mundësoi shumë shpejt.Unë veproja fshehurazi.Para se të ikja më ndodhi një fatkeqësi trafiku dhe unë llogaritesha si i vdekur. Në të vërtetë njerëzit që më shoqëronin, nip im shofer dhe një inxhinier kishin qenë të porositur, sidompos inxhinjeri, nga policia e Pejëstë të më përcjellin në cdo çast dhe në çdo vend!I kërkoja borxhin një ndërmarrjeje nga Aleksandrovci i Serbisë !Ai u bë burrë dhe m’i dha kesh !Duke u kthyer ua marr makinën t’i jepja vetë !Pa shkuar larg hidhem nën rrugë, humbas vetëdijen dhe më kishin lënë për të vdekur !Një polic paska thënë të provojmë ta dërgojmë në urgjencën e Krushevcit ! Nipi dhe inxhinieri kishin hequr dorë nga unë !Më merr në dorë një kirurg malazez dhe asgjë s dija vetëm ndieja prerjen e rrobave dhe britmen ndaj mjekëve të tjerë dhe stafit medicinal “duhet të shpëtohet një jetë njeriu!”.Më kishin dërguar në reanimacion dhe kur më erdhivetëdija, pyesja se ku gjendem ? Një çetnike nga Peja e shpërngulur atje më tha: « Mbylle se je para vdekjes .E pieta: « Po ata dy të tjerë,ku janë « .Më tha mos u merr me ta shjpëto vetë ».Menjëherë kuptova se ata paskan vdekur ?!?

Më lanë për të vdekur , i kishin marrë paratë, por jo edhe pasaportën e përgjakjur, dhe kishin ikur me taksi për në Prishtinë ?!!

Për më shumë se një javë nuk dinte gjë familja e « Tuctrimit » çfarë kishte ndodhur me të ?!Me të marrë vesh vëllai i tij Jahjaja dhe Sadri Morina ia kishin mësyer për të ditur për të !E shohin në reanimacion se është gjallë dhe i thonë njër-tjetrit :»Hesht, mos fol se qenka gjallë « Pasi i del koma e “Tuctrimin” e këshillon mjeku që e kishte operuar që te ketë kujdes nëse dikush do ta provokonte, sepse i kishte thënë këtu ka serbë nacionalistë nga Kosova .Ata ngrinin kokën çdoherë që na thirrnin emrat dhe mbiemrat , të cilët edhe fyenin .Një mëngjes iu ankua doktorit dhe ai e bëri gati ta dërgonte në Prishtinë, pasi u mor vesh me një mjek shqiptar të cilin e njihte përsonalisht . I hypi ambulacës dhe me pixhama të përgjakjura ikën në spitallin e Prishtinës dhe si me porosi e takon Sali Bajram Krasniqin, këngëtarin e njohur me të cilin para tre apo katër vjetësh kishte një emision « Gjurmëve të muzikës popullore » në Radio Prishtinë !U kënaqen duke biseduar !Në anën tjetëtr i vionin informata nga familja se po e kërkonin me makina civile të bardha të policisë .por, pasi që ishin informuar se kishte bërë aksident të rëndë, kishin pushuar ta kërkonin . Në atë gjendje të rëndë shkon në Beograd ta kërkonte vizën amerikane !Pasi ia hetuan pasaportën e përgjakjur dhe të larë nga gruaja e tij, e pyesin « a është valide pasaporta ? ».I thonë se për dy muaj s’po ta japim, por vetëm për një muaj, sepse në aeroportin “Kenedi” në Nju-Jork ta vazhdojnë për disa muaj ! E mori vizën dhe u kthye me tren i cili ishte mbushur plot serbë çetnikë që protestonin për Kosovën !Aio e kishte marrë gazetë Novosti që mos ta hetonin .Arriti fshehurazi në Pejë për të qëndruar disa orë !Askush përveç gruas nuk e dinte itinerarin e tij .E njofton Sadri Morinën dhe vëllain e tij Jahjanë që ta dërgonin shpejt në aeroportin e Shkupit nga ku do nisej për Zagreb, sepse nuk guxonte të nisej nga Beogradi .E sjellin fiks për dy orë !Aty e merr avionin për Zagreb !Pa u nisur ia la babai i tij një porosi : »Ti s’po më tregon ku po shkon, por nëse të qet puna në Amerikë, kërkoje Ismet Berishën e Ukë Sadik Ramën e Gjurgjevikut, sepse jemi që moti të lidhur me ta » .

Ata nuk kishin dert se po ikte, por mos po e kapnin kund policia serbe ose ajojugosllave . Kur arrin në Zagreb nëpër një shi të madh gjen një dhomë për një natë që të nesërmen të ikte.

TAKIMI ME ZEFIN (ZEF KAÇINARIN) E NJOHUR PËR TRAMVAIN NUMËR 11

Atje në hyrje të aeroportit ikishte dalë vëllai i vogël Ibrahimi që ishte ushtar në Zagreb me një njeri të panjohur !Më tha: “ A a e di kush është ky ? Unë i thashë:” Jo, assesi !Më tha: “Ky është Zefi i tramvajit nr. 11, që vrau shoferin në autobus !U përshëndetem dhe biseduam gjërësisht me të .Zefi Kaçinari më pyreti a keni dollarë, së paku 220, sepse nuk të lejojnë të dilni ! Ky i tha realitetin ; jo s’e kam asnjë !Ai nëpër atë shi iku vrap me xhipin e tij dhe m’i solli 500 dollarë, për të kaluar ,kufirin në aeroport. Erdhi avioni i madh i Jordanisë dhe sapo kalova kufirin prisja me padurim të hypja në aeroplan .

« EDHE LYPËS EDHE KRENAR… » ?!

Pas nëntë orësh f luturim të vështirë arriti në Aeroportin JFK në në Nju-Jork !E kishte lajmëruar gruaja se vëllai i saj s’po arrinte dot nga Hjustoni ta merrte në Aerroportin Kenedi dhe në vend të tij po dilka njëfarë Izet Tafilaj, tezak i tyre, me të cilin as organikisht nuk duroheshim për shkak të mendjemadhësisë së tij .Me të arritur, e pashë me një kleçk po i kruante dhëmbët !; merre me mend, isha i varur ose në duart e tij, dhe kinse s’e bëja hesap ?!Por edhe ai më përcillte dinakërisht !Kur u afrova te policia në dalje, erdhi,aty dhe me nihilizmin më të madh më tha: « Muamet, këtu jam ».Pastaj u përshëndetëm si ngrohtësisht ?!

E prisja se do të më bënte pishman që jam gjallë ! lëvdata për veten, kritika për të gjithë !; ku e arriti kulmin e provokimit, ishte momenti kur më tha: « E kam një të njohur që merret me kanalizimet dhe mbase të punëson ? »Po po, i thashë, për këtë kam ardhur ».Vet me vete « More Izet vetëm në mos takofsha një shqiptar të gjallë se të tregoj, si dhe ku pûnësohem unë ?! »S’kisha nga t’ia mbaja !Më thoshte se sonte e bëjmë promovimin e hapjes së restaorantit të ri në Nju- Xhersi !Me të arritur në Nju-Xherzi, na doli një burr i madh, Elez Alia, babai i nusës së Izetit .E priti mirë mysafirin dhe i tha « Allahile a të bëri pishman që je gjallë ky dhëndri im, sepse ky vetë është pishman që është gjallë ?! ».Mos u merzit se unë ta gjejë një punë në këto ndërtesat emia » ?! Thashë urime për restorantin ed Izetit.Ma ktheu, po cilit Izet ? Jo, ore mik, ky është imi !Nejse atë natë dhe të dytën i kalova në shtëpinë e Izetit, derisa u mor vesh me tezakun e tij, përkatësisht vëllain e gruas sime të më priste në Hjuston-Teksas !

Vijon ;

« GJERPËRINJTË « TANË TË GJAKUT TONË(11)

AMERIKA E MADHE DHE DEMOKRATIKE ME… (M.C.)

 

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button